Deklarata e Haradinaj për demakracionin: Nuk do të kalojë në parlament

Nov 21, 2017 | 22:28
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë që marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi nuk do të kalojë në Parlamentin e Kosovës. Haradinaj ka deklaruar që do të paraqitet marrëveshja dhe raporti i komisionit të ri, mirëpo votat nuk janë për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe gjasat janë të mëdha që të shkohet në arbitrazh ndërkombëtar.

auto_auto_Ramush_Haradinaj-bs15090041861509020024

“Marrëveshja do të rrezohet në parlament. Me këtë i hapet rruga ose arbitrazhit ndërkombëtar ose negocimit të një marrëveshje të re me Malin e Zi. Dëshira ime është që të merremi vesh me Malin e Zi për arbitrazh ndërkombëtar, e përmes kësaj tregojmë që është hapur një proces që do ta përmbyll këtë temë, gjë që do të na mundësojë liberalizimin e vizave” ka thënë Ramush Haradinaj në një intervistë në Zona e Debatit në Klan Kosova. Më tej Haradinaj ka folur edhe për vizitën e kongresmenit amerikan në Kosovë, Eliot Engel, me ç’rast ka thënë që fokusi i diskutimit në mes tyre ishte dialogu i Kosovës me Serbinë. “Ka ardhur koha për përgjigje finale për dialogun, për njohje reciproke, të kalojmë në fazën finale e të njihet pavarësia e Kosovës. Diskutimi me Eliot Engel ishte një lloj vazhdimi i një bisede që ka të bëjë me të ardhmen e përmbylljes së njohjes nga Serbia”, deklaroi Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura