Deklarata e Berishës/ Reagon ambasadorja Yuri Kim: SHBA do mbështesë luftën kundër korrupsionit, askush nuk është mbi ligjin

Apr 22, 2022 | 14:17
SHPËRNDAJE

Akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se po ndërhyn në proceset e brendshme gjyqësore në Shqipëri, ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka zgjedhur t’i përgjigjet me anë të një statusi në Twitter.

Kim shprehet se SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin.

“Nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve duke e bërë të qartë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që të gjithë ne të bëjnë pjesën tonë në luftën kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO!

SHBA ka bërë dhe do vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjeve që minojnë demokracinë, përbëjnë interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA”, shkruan ambasadorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura