“Dëgjuam një shpërthim”, flet i mbijetuari i aksidentit me 46 viktima në Bullgari: Arritëm të thyenim dritaret dhe të dilnim nga autobusi

Nov 23, 2021 | 13:16
SHPËRNDAJE

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, ka qenë prezent mëngjesin e sotëm në spitalin “Pirogov”, ku po marrin ndihmën mjekësore të mbijetuarit e aksidentit me 46 viktima në Bullgari.

Në një intervistë për Bulgaria ON AIR, Zaev zbuloi disa detaje të cilat ia kishin thënë të mbijetuarit. Sipas dëshmive të pasagjerëve, thuhet se ata kanë arritur të dëgjojnë një shpërthim dhe kanë thyer dritaret e autobusit për të dalë.

“Ai më tha se ka dëgjuar shpërthim. Kanë arritur të shpëtojnë pasi kanë thyer dritaret dhe kanë arritur të dalin nga autobusi. Viktimat e tragjedisë janë persona të moshës prej 25-30 vjeç, ka edhe fëmijë. Tragjedia është e madhe. Ju besojmë kolegëve tanë bullgarë për hetimin. Nëse u duhet ndihmë, jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndësishmja është të shohim t’u ndihmojmë të lënduarve”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.

Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku një autobus me turistë nga Maqedonia, u përfshi në një aksident tragjik në Bullgari teksa po kthehej nga Turqia. Si pasojë e shpërthimit të autobusit në flakë humbën jetën 46 persona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura