Debati për Skënderbeun/ Lubonja: Mit i rimarrë dhe rikonstruktuar. Reagon Xhufi

Jan 12, 2018 | 12:12
SHPËRNDAJE

Rikthehet edhe një herë debati mes akademikut Pëllumb Xhufi dhe analistit Fatos Lubonja lidhur me figurën e Skënderbeut.

lubonja

I ftuar dje në emisionin “Debati në Channel One”, Xhufi e akuzoi ashpër Lubonjën kur gazetari Qafoku citoi një pjesë nga shkrimet e Lubonjës.

Kohë më parë Lubonja kishte deklaruar për Skëndebreun: “Miti i Skënderbeut është një konstrukt historik i ndërtuar në një kohë të caktuar dhe në një kontekst të caktuar luftrash dhe urrejtjesh nacionale. Pra kur ai trajtohet si mit, çështja nuk duhet të shtruar si ka qenë Skënderbeu por si dhe në ç’konteks është strukturuar miti i Skënderbeut. Për mua Skënderbeu është një mit i rimarrë dhe i rikonstruktuar mëse një here”.

Por Xhufi dje ka qenë shumë i ashpër me këtë perifrazim.

xhufi

Xhufi deklaroi: “Lubonja është krejtësisht i palexuar për këtë çështje. Do t’i lutesha shumë që ti rrijë larg Skënderbeut. Nuk ka asnjë punë ai me këtë figurë. Le të merret me plot punë të tjera, por me Skënderbeun jo. E kam thënë edhe herë të tjera. Fatosi është i palexuar”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura