Debati për Protestën/ Manastirliu: Dhuna s’duhet të ndodhte. Duma: S’është çështje e dhunës ndaj gruas, por…

Nov 22, 2018 | 21:45
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, u ndal te dhuna e shënuar gjatë protestës së sotme. Ndërsa deputetja e PD-së, Grida Duma, duke u ndalur te rasti i polices së plagosur Ina Nuka, u shpreh, se “kjo, nuk është çështje e dhunës ndaj femrës”. Fatkeqësisht, gjithçka po shkon drejt dhunës në këtë vend”, shtoi deputetja demokrate. 

manas

“S’duhet të ndodhte dhuna ndaj policisë dhe sigurisht në këtë konfrontim kishte dhe protestues të cilët u plagosën. Tre protestues janë plagosur dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. 11 efektivë janë plagosur dhe situata më e vështirë është për dy efektivë të policisë”, u shpreh Manastirliu.

grida-1

Ndërsa deputetja demokrate Grida Duma u shpreh: “Çfarë presim ne që t’i heqin më këtyre njerëzve? Si mendoni se fitohen të drejtat? Duhet shumë më tepër protestë, jo të flasim këtu për dhunën. Nuk është çështje e dhunës ndaj femrës kjo. Fatkeqësisht, gjithçka po shkon drejt dhunës në këtë vend”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura