Debati për ndihmën ekonomike, Rama: Kjo opozitë s’di ku ka kokën, s’ka lidership

SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po hedh lot krokodili për skemën e re të ndihmës ekonomike. Ai u shpreh gjatë debatit për mocion në Kuvend se opozita pa lidership dhe në mungesë të programit nuk jep asnjë alternativë për këtë çështje.

rama kuvend1

Sipas tij me skemën e re të ndihmës ekonomike 18 mijë familje kanë aplikuar për herë të parë, ndërkohë që 10 mijë nga këta kanë përfituar për herë të parë.

PJESE NGA FJALA E RAMËS

Këta që kërkojnë sot llogari për skemën e re të ndihmës ekonomike i jepnin vetes ndihmë ekonomike në të gjithë këshillin bashkiak të Kukësit, nga i pari te i fundit. Ne e nisëm reformën menjëherë pasi hoqëm një sërë kriteresh që i kishte VKM e asaj kohe, duke përjashtuar TV, frigoriferin dhe bolierët. Eliminuam çdo burokraci, 8 dokumente nga 9 u hoqën. Nëse deri dje një qytetar i varfër nuk plotësonte dot dokumentet për shkaqe financiare, nuk mund të aplikonte për ndihmë ekonomike. U krijua sistemi elektronik bazuar në praktikat më të mira.

Këtu nuk po thuhet asgjëkund se këto ndryshime që sollëm ne ka mundësuar që mbi 18 mijë familje të aplikojnë për herë të parë për skemën e ndihmës ekonomike, ndërkohë që me skemën e vjetër nuk përfshiheshin dot. Janë 10.063 familje që kanë përfituar për herë të parë ndihmë ekonomike, të cilat deri dje përjashtoheshin për shkak të gropave të skemës së vjetër e cila ishte fund e krye në duar të partive, në duart e kryetarëve të komunave dhe këshillave.

Lotët e krokodilit që derdhen përditë në mungesë të ideve, programit dhe lidershipit të një opozite që nuk di ku ka kokën dhe jo më tu gjejë rrugën atyre që kërkojnë rrugë për të ardhmen kërkojnë të pengojnë këtë skemë.

Te lidhura

 

Artikulli paraprakMediu vizitë në Azerbajxhan, takohet me presidentin e OSCE: Rendësi për oportunitetet ekonomike
Artikulli tjetërHapja e negociatave me BE-në, në prill analiza për Shqipërinë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.