Debati pa media/ Ruçi i kujton Blushit: T’i s’ke firmosur kartë anëtarësie. Ja përgjigja e deputetit

Feb 1, 2016 | 21:44
SHPËRNDAJE

ruci blushi

Ka qenë e tensionuar mbledhja e sotme e grupit parlamentar të PS-së në lidhje me mandatin e kryetarit të partisë.

Kundër Blushit, i cili ka shprehur se do të garojë me Ramën për postin e kryetarit, ka qenë edhe Gramoz Ruçi i cili e ka quajtur të pakuptimtë këtë debat.

Burime të Panorama thanë se Ruçi madje i ka kujtuar Ben Blushit se nuk firmosur kartën e anëtarësisë në PS, jo më të garojë për kryetar të partisë.

“Nëse për ty ka rëndësi vetëm kryetari i partisë, për postin e të cilit ke shfaqur ambicie dhe të përgëzoj për këtë, për mua rëndësia fillon që nga anëtari i thjeshtë, organizata bazë, kryetari i organizatës, kryetari i njësisë administrative, asambleja e njësisë administrative, Asambleja Kombëtare, Kryesia dhe më pas kryetari i partisë. Nuk ka asnjë shkelje të statutit dhe rregullores. Nuk ka pse të mblidhet sërish Asambleja, ashtu siç vetëm ti kërkon. Ajo u mblodh në korrik, aty pati disa vendime, ku ndër të tjera u caktua dhe muaji i zhvillimit të Kongresit”,- mësohet të ketë thënë Gramoz Ruçi.

Teksa përgjigjen Ruçi e ka marrë kështu:

“Mos e meskinizo bisedën, sepse nëse ky është “mëkati im”, për 20 vjet anëtar i kësaj partie, ju nuk po bëni zgjedhje për kryetarin e partisë”

Por Blushi pas mbledhjes është shprehur i nervozuar për mediat:

“Për fat të keq është një grabitje. Ky është një mandat i grabitur, me të cilin nuk mund të pajtohem dhe nuk do të pajtohem kurrë”, tha ai duke reflektuar edhe tensionin që ka pasur brenda selisë rozë gjatë mbledhjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura