Debati i plotë/ Ja përplasja e Bregut dhe Rulit me Bashën në grupin e PD

Oct 8, 2015 | 8:08
SHPËRNDAJE

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate të forta mes disa prej ish-ministrave dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

grupi
Pas dy vitesh nën drejtimin e Partisë Demokratike, kryetari Basha është përballur me akuzat se po përkrah një sërë prurjesh të reja në PD, duke lënë në hije, madje edhe duke i cilësuar si pengesë “senatorët e vjetër”.

Ish-ministri i Energjetikës, Genc Ruli, ka shpërthyer në akuza në drejtim të një sërë drejtuesish të degëve në PD në rrethe, për të cilët i ka kërkuar kreut të PD-së të mbajë një qëndrim publik.

Shqetësimi i Rulit lidhej me deklaratat e bëra në media nga krerët e degëve në Vlorë, Lushnje, Gjirokastër dhe Shkodër, të cilët kanë dalë hapur kundër ish-ministrave të qeverisë Berisha, madje, sipas deputetit të PD-së, po denigrojnë figurën e tyre.
debati1

JUXHIN MUSTAFARAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura