De Laurentis: Ndoshta nuk do ta arrijmë kurrë Juven, por “San Paolo”…

Nov 19, 2018 | 18:27
SHPËRNDAJE

Aurelio de Laurentis është një nga personazhet më të njohur të futbollit italian dhe sa herë që jep ndonjë deklaratë ai sigurohet që të marrë vëmendjen e nevojshme. Së fundmi presidenti i skuadrës së Lacios ka bërë disa deklarata që thumbojnë skuadrën e Juventusit duke thënë:

20180731_delauretins

“Po hyj në disa situata shumë interesante, nga bota e automobilave te Bari dhe mund të blej dhe një klub anglez. Kur shëtis nëpër botë, ndjej një interes të veçantë: jemi ekipi i 19 në botë dhe nuk kemi probleme me bankat. Ndoshta nuk do ta arrijmë kurrë ta thyjemë Juventusin. Ku i dihet, nëse do të kisha unë ato financa, do të kisha fituar 10 tituj kampion.”

Ndërkohë ai ka vazhduar edhe të flasë edhe për pretendimet e ngritura së fundmi se do të ndërtojë një stadium të ri.

“Stadiumi? Nuk kam për ta ndërtuar një të ri diku tjetër. “San Paolo” është pjesë e së kaluarës, që nuk dua ta harroj. Ai është teatri i Maradonës, por ka dhe ai një defekt. Nuk është pjesë e qytetit. – ka përfunduar fjalën e tij presidenti i Napolit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura