FOTOT/ Afërdita Dreshaj kapet ‘mat’ me dy futbollistët e Kombëtares

Jun 18, 2016 | 20:28
SHPËRNDAJE

Këtë muaj të gjithë kanë mbajtur frymën në Francë, aty ku luhen ndeshjet e Kampionatit Europian dhe ku do të dalë edhe kampioni i Europës. Për të gjithë tifozët, ky është një kampionat shumë i veçantë, sepse ekipi shqiptar merr pjesë për herë të parë.

Fati deri tani nuk na ka ndihmuar pasi kemi humbur dy ndeshje, një me Zvicrën dhe një me Francën, ama, ata që janë profesionistë të futbollit, thonë që ekipi ynë ka luajtur shumë mirë. Para nisjes për Francë, djemtë e Kombëtares kanë qenë në ethe, sepse nuk do të shkonin të gjithë atje. De Biazi do të zgjidhte kë do merrte me vete dhe kë do linte në Tiranë.

Zgjedhja ishte moment i vështirë për djemtë kuqezi. Gjithsesi, në fund mbeti pa i hipur avionit për në Francë Gjimshiti, një futbollist shumë i mirë. Berat Gjimshiti është njëri prej lojtarëve që ka mbetur jashtë Europianit të futbollit “Euro 2016”.

Përveç atij, jashtë mbeten edhe Herolind Shala, Milot Rashica dhe Amir Rrahmani. Por duket se futbollisti simpatik e ka hedhur pas trishtimin. Ai është parë në shoqërinë e modeles superseksi Afërdita Dreshaj, futbollistit tjetër Jurgen Gjasula dhe disa miqve të tjerë.

Afërdita njihet për pasionin e saj për sportistët sepse edhe i dashuri i saj është një sportist, por i huaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura