Dash Shehi debat me ish-deputetin socialist: Rama thau hidrocentralet, Bushati: Pse çfarë është ai kuçedër!? Gogoli është Putini, jo kryeministri

Sep 12, 2022 | 22:14
SHPËRNDAJE

Ish- deputeti socialist Ervin Bushati deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” se qeveria duhet të ngrejë një grup për të diskutuar në lidhje me krizën ekonomike.

dashi-1

Ai mori shembull iniciativën e kryeministres britanike Lizz Truss për menaxhimin e krizës.

“Qeveria duhet të fillojë të ngrejë një grup, të diskutojë pse jo, edhe me opozitën. Liz Truss sapo u bë kryeministre, vendosi tavanin me energjinë që nuk duhet ta bënin të djathtët. Këtu gogoli është Putini, nuk është gogoli Rama mor burrë”, tha Bushati.

Në debat u përfshi edhe deputeti Dashamir Shehi i cili u shpreh se asnjëherë nuk janë rritur çmimet si në këto 2-3 vitet e fundit dhe kjo sipas tij ka ndodhur për shkak të abuzimeve dhe keqmenaxhimeve nga ana e qeverisë.

Debati i plotë

Dashamir Shehi: Para një viti këtu u thanë hidrocentralet, ku ishte Putini. Rama i thau.

Ervin Bushati: Përse ça është ai kuçedër e…

Pano Soko: E ka shit shtrenjtë për të futur një pjesë të parave në buxhet dhe ne na thotë e ka shitur lirë.

Dashamir Shehi: Dilka Putini na përcakton çmimin, ne nuk punojmë me gaz tani mos gënjen popullin kot

Ervin Bushati: Energjia me ça prodhohet

Dashamir Shehi: Në Shqipëri me ujë

Ervin Bushati: Ore në botë.

Dashamir Shehi: Asnjëherë nuk është rritur çmimi kështu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura