DASH publikon e-mailet e para të Hillari Klinton

May 22, 2015 | 20:01
SHPËRNDAJE

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar qindra e-mail nga llogaria private e kutise postare elektronike e ish-Sekretares se Shtetit Hillari Klinton. Shumica e tyre ka lidhje me sulmin e vitit 2012 në konsullatën amerikane në Bengazi, Libi.

Klinton

 Mesazhet i janë dhënë edhe një komiteti të përzgjedhur nga Dhoma e Përfaqësuesve, të cilët janë marrë me hetimin e sulmeve të 11-12 shtatorit të vitit 2012, të ndërmarra ndaj konsullatës amerikane në Bengazi, gjatë të cilave ambasadori amerikan në Libi, J. Christopher Stevens, dhe 3 amerikanë të tjerë mbetën të vdekur.

Mesazhet, disa prej të cilave janë publikuar gjatë kësaj jave edhe nga “New York Times”, nxjerrin hapur shqetësimet e Clintonit dhe zyrtarëve të tjerë në lidhje me kaosin politik, ku ishte përfshirë Libia gjatë dhe pas sulmeve ajrore të NATO-s në vitin 2011, të cilat ndihmuan në rrëzimin dhe vrasjen e diktatorit libian, Moammar Gaddafi, gjatë fundit të atij viti.

 Ato jane vetem nje pjese e rreth 55.000 email të cilat Departamenti i Shtetit është duke marre ne konsiderate t’i beje publike. Të tjera pritet të dalin në javët e ardhshme.

“Email e publikuara sot nuk ndryshojnë faktet thelbësore ose të kuptuarin tonë të ngjarjeve para, gjatë ose pas sulmeve,” tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf në një deklaratë përpara se te bente publike dokumentet.

Hillary Clinton, kandidate presidenciale për zgjedhjet e 2016-s ka përdorur emailin personal për funksionet e saj zyrtare si sekretare e shtetit, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit.

Klinton ka përdorur në mënyrë ekskluzive një llogari private email gjatë katër vjetëve në krye të Departamentit dhe nuk kishte një adresë elektronike qeveritare. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura