Daja me strategji tjetër, ja si ndryshon Partizani në sfidën ndaj Bazelit

Jul 22, 2021 | 14:20
SHPËRNDAJE

Jurgen Bardhi ka gjetur një akord me ekipin e Bolus porit në Turqi dhe me shumë gjasa do të transferohet menjëherë atje pas sfidave kundër Bazelit. Mesfushori 23-vjeçar u la edhe në stol në sfidën e kthimit kundër Sfintulit, çka ishin sinjalet e para të divorcit.

Partizani Kardozo

Në vend të Bardhit u aktivizua i riu, Arinaldo Rrapaj, por në takimin delikat kundër Bazelit, Bardhi pritet të rikthehet titullar. Fantazisti 23-vjeçar, edhe pse ende në një moshë të re, është një ndër futbollistët më me eksperiencë në ekip, si dhe ka cilësi shumë të mira teknike, cilësi që Partizanit do t’i duhen për sfidën kundër gjigantëve zviceranë. Por, nuk është vetëm rikthimi i Bardhit në formacion risi për transfertën zvicerane. Trajneri Daja mund të bëjë edhe ndryshime në vendosje.

SKEMA – Gjatë gjithë sezonit të shkuar Daja ka luajtur me formacionin 4-3-3, me Bardhin pak më të avancuar nga krahu i majtë i mesfushës. Ndërsa kundër Bazelit, kur është shumë e rëndësishme manovra defensive, Daja mund të luajë me dy mesfushorë para mbrojtjes dhe me Bardhin pak më të avancuar.

Murataj dhe Kote pritet të luajnë para mbrojtjes, ndërsa Bardhi para tyre. Kardozo dhe Cara do të kenë detyra më defensive nga krahët, çka mund ta kthejë Partizanin në skemën 4-2-3- 1. Në mbrojtje nuk priten ndryshime, ndërsa dëmtimin e Mustës në krahun e majtë do ta zëvendësojë Herald Marku, që është spostuar nga mesfusha në anën e majtë të prapavijës. Ndeshja mes Partizanit dhe Bazelit do të luhet ditën e sotme në orën 20:15 në stadiumin gjigant “St. Jakob Park”.

PAR

PAR 1

VERONIK ISTREFAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura