Dafina Zeqiri bëhet pjesë e sfidës më të re në rrjetet sociale, ja çfarë zgjedhje ka bërë

Jan 25, 2020 | 13:30
SHPËRNDAJE

Një sfidë e re po qarkullon me shpejtësi në “Instagram” orët e fundit. Sfida konsiston në bashkimin e 4 fotove të tua duke ndjekur këtë metodë të thjeshtë, përshtatur sipas rrjeteve sociale: Linkedin, Facebook, Instagram dhe Tinder. 

Legjenda e muzikës country, Dolly Parton, ishte e para që e nisi sfidën e tashmë jo vetëm VIP-at e huaj, por edhe ata shqiptarë u fiksuan.

Qëllimi i Dolly-t ishte të tregonte mënyrën se si njerëzit shfaqen ndryshe në rrjetet sociale.

LINKEDIN: Përdoret për të lidhur marrëdhënie pune, është një CV online, prandaj fotoja duhet të jetë zyrtare (foto a thua se po kandidon për ndonjë parti politike).

FACEBOOK: rrjeti më familjar, aty ku gjen tezen, hallën, shpërndan foto me familjen, receta gatimi dhe libra.

INSTAGRAM: Më popullore për të rinjtë, kryesisht gjen foto ku reklamohen rrobat, jeta sociale, evente dhe foto artistike.

TINDER: Vendi ideal për të gjithë ata që janë single, cilado foto plazhi bën punë.

Ne morëm fotot e Dafina Zeqirit për të ilustruar këtë sfidë të re. /Panoramaplus.al

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura