Daçiç: Serbia s’ka agjendë të fshehtë në bisedime

Apr 4, 2018 | 7:37
SHPËRNDAJE

Beogradi është i përkushtuar për dialog të ndershëm dhe konstruktiv me Prishtinën.

dacic_6

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, që thekson se nuk pret ndonjë rezultat nga bisedimet e ndërmjetësuara nga Brukseli, shkruan TV Most, përcjell Klan Kosova.

“Qasja e Serbisë sa i përket dialogut në Bruksel është e ndershme dhe pa ndonjë agjendë të fshehtë”, është shprehur Daçiq.

“Përcaktimi ynë është për të pasur një dialog konstruktiv me institucionet e Qeverisë krahinore në Prishtinë. Përsëris që Serbia ka hyrë në dialog pa ndonjë agjendë të fshehtë, ndërkaq Prishtina me provokime dhe pengesa, përkrahjen e huaj, fyen dialogun dhe kërcënon direk stabilitetin e rajonit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura