Daçiç mesazh të qartë: Kundërshtimet hipokrite ndaj ndarjes së Kosovës

Aug 10, 2018 | 16:25
SHPËRNDAJE

Propozimi për ndarjen e territorit të Kosovës ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve është shprehje e vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për Kosovën dhe nuk duhet interpretuar si dobësi, ka thënë sot në Beograd shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç.

“Si nuk kanë turp ata që flasin se nuk duhet të ketë tash ndryshim kufijsh, ata që na kanë bombarduar ne, për të rrënuar kufijtë tanë? Si nuk keni turp, hipokritë? Kjo vlen edhe për Maqedoninë, e cila e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe tash thotë se nuk ka ndryshim kufijsh”, ka thënë Daçiç gjatë një takimi me gazetarë në Beograd.706B0587-789B-480F-BCF7-9B6B83A545AC_w1023_r1_s

Ai gjithashtu ka thënë se gjithmonë ka folur hapur për ndarjen si zgjidhjen e vetme për Kosovën.

Këto komente Daçiç i bëri pasi takoi zëdhënësen e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharovan. Sipas tij, për Rusinë është e pranueshme çdo gjë që është e pranueshme për Serbinë./REL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura