‘Gjyq juridik dhe politik’, shpërthen Tahiri: Rrini pa merak, unë do …

Oct 24, 2017 | 12:23
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ish-ministri Saimir Tahiri ashtu si njoftoi me heret, ka reaguar sot publikisht, për atë që e ka cilësuar: ‘e verteta deri në fund’.

22810271_10214564053880859_892068080_o

Cfare tha Tahiri

Une do bej luften time edhe ndaj gjyqit juridik dhe ndaj gjyqit politik e publik. Banda e krimineleve te arrestuar, eshte amatore krahasuar me banden politike qe ka sajuar gjithe kete.

Ka disa ditë që ndaj meje bëhet paralelisht, gjyqi juridik me një kërkesë të prokuroisë që ka për qëllim arrestimin tim, dhe gjyqi politik e publik, ku politikanë, deputetë, analistë, gazetarë, ka marrë një pushkë e hëdh baltë mbi mua duke më bërë herë fajtor ose herë viktimë.

Mua nuk më intereson asgjë nga këto, e as nuk dua të përfshihem në asnjë debat politik e publik.

Nqs politikës i ka ardhur rasti të hedhi llumin e 25 viteve të fundit mbi mua, për ata që nuk kanë lënë gjë pa vjedhur nga xhepat e qytetarëve, nuk kanë lënë famlijar pa pasuruar, nuk kanë kursyer as vrasjet për të mbrojtur vjedhjet, u them pa merak, do e mbaj e përballoj pa asnjë problem këtë barrë.

Nqs analistëve që bëjnë xhiron e mediave e portaleve, që nuk kanë lënë krah e sqetull pa u futur, politikan pa u paguar dhe eksemplarët më të fortë të shembullit se si mund të bësh para duke shitur moral, u kam dalë unë në shteg për të shfryrë mbi mua hesapet e 25 viteve politikë të mbrapshtë, vulgare, të paprinciptë e të pisët deri në fyt, u them pa merak, une do e përballoj sido të jetë.

Por nqs ka qoftë edhe një shteg të vetëm për të gjetur të drejtën, një dritare fare të vogël për tua thënë njerëzve, është e sigurtë se aq do më mjaftojë për ti treguar të gjithëve të vërtetën time, jo me fjalë, por me prova.

Sepse për mua sot, nuk ka rëndësi asnjë debat politik i cfarëdolloj. Për mua ka rëndësi vetëm një gjë, e vërteta.

***

Deputeti Saimir Tahiri doli serish kete te marte per te treguar sipas tij te verteten lidhur me akuzat qe ka ngritur prokuroria.

Dalja e tij vjen nje dite para se Kuvendi te votoje per dy raportet qe ka derguar Keshilli i Mandateve dhe Rregullores, per kerkesen e prokurorise per arrestimin e tij, kontrollin personal dhe te baneses.

Por mazhoranca dhe opozita kane perpiluar dy raporte te ndryshme. PS nuk ka pranuar autorizimin e prokurorise per arrestimin e deputetit socialist, ndersa opozita po.

Sakaq, nje dite me pare edhe kryeministri Edi Rama kerkoi zbardhjen e te vertetes, por sulmoi prokurorine kur tha se kerkon te arrestoje nje deputet me 4 flete bakalli.

“Te lutem me ndiq sot ne 12.oo live ketu ne fb.
Deri ne fund per te verteten!”, shkruan ai.

1521ff04-a878-4086-a783-e1a53fb53d77

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura