“COVID-19 nuk e merr nëpër protesta”- regjisori Budina: Nuk e dimë si është e vërteta e infektimit. Mbase dëshira jonë për të luftuar për të drejtën na bën…

Jul 4, 2020 | 23:04
SHPËRNDAJE

Pasi u përfol se kishte rezultuar pozitivë ndaj COVID-19, regjisori Robert Budina është shfaqur sot pranë ambienteve të Teatrit Kombëtar, në zonën që tashmë është e rrethuar.

budina

Përmes një videoje në facebook, Budina shprehet ende i dyshimtë sa i përket faktit që ka qenë i infektuar me koronavirus apo jo, sëbashku me vëllain e tij, regjisorin Edmond Budina.

Regjisori thotë se është testuar pozitivë nga ISHP pasi kishte rënë në kontakt me disa persona në spitalin Infektiv, por jo gjatë protestave që vijuan pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Budina i bën thirrje qytetarëve të luftojnë për të drejtën pasi kjo dëshirë i bën më imunë.

Koronavirusin nuk e merr nëpër protesta. Sepse dhe unë me demek më nxorrën me koronavirus se nuk dimë si është e vërteta. Kur erdhi fundi, rashë në kontakt me njerëz në spitalin infektiv. Kurse në protesta kur takova me dhjetëra mijëra njerëz nuk e mora. Mbase dëshira jonë për të luftuar për të drejtën na bën edhe më imunë”– tha Budina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura