COVID-19 në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, nga 4024 testime vetëm 2 raste të reja

Jul 1, 2021 | 16:35
SHPËRNDAJE

infektivi-koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e koronavirusit. Në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19.

Gjithashtu nga 4024 testime janë regjistruar vetëm 2 raste të reja, një qytetar në Durrës dhe një në Shkodër.

Në spitalin Infektiv aktualisht po marrin shërbim shëndetësor 2 pacientë ndërsa aktualisht janë 53 pacientë aktiv me koronavirus.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Në 24 orët e fundit janë kryer 4024 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 dy qytetarë: 1 rast në Shkodër, 1 në Durrës.

Aktualisht janë 53 pacientë aktivë me COVID19.  Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,014 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Korrik 2021)

Raste të reja ditore              2
Të shëruar në 24 orë            5
Të shtruar në spitale            2
Humbje jete në 24 orë         0
Testime ditore                4024
Testime totale            808,786
Raste pozitive             132,523
Raste të shëruara       130,014
Raste Aktive                  53
Humbje jete                 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          22
Shkodër       13
Elbasan         6
Durrës           5
Lezhë            3
Berat             2
Fier               1
Vlorë             1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura