COVID-19/ Bilanci i viktimave dhe infektimeve gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Jan 22, 2023 | 18:46
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë përditësimin e situatës epidemiologjike të Covid-19 në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit.

1568460843_urgjencainfektivit

Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 4 qytetarë, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Njoftimi i ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 224 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 4 qytetarë, në Bashkitë:

2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër.

Janë 171 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 30 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,406 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 22 Janar 2023)

Raste të reja ditore 4

Të shëruar në 24 orë 30

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 224

Testime totale 2,027,850

Raste pozitive 333,173

Raste të shëruara 329,406

Raste Aktive 171

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 118

Fier 18

Vlorë 15

Berat. 6

Shkodër 3

Durrës. 3

Gjirokastër. 3

Lezhë. 2

Korçë. 2

Elbasan. 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura