CNN artikull për Piramidën e Tiranës: Është shndërruar nga një ish-muze i diktatorit, në një qendër kulturore

Jan 12, 2024 | 10:18
SHPËRNDAJE

Gjiganti amerikan i informacionit, CNN e ka renditur Piramidën e Tiranës ndër projektet më të jashtëzakonshme arkitekturore.

Piramida Tiranes

”Çdo vit, lista e ashtuquajtur WOW nxjerr në pah projekte të reja të jashtëzakonshme në mbarë globin, me projektet e paraqitura të këtij viti që vijnë nga pesë kontinente të ndryshme”, shkruan Jacqui Palumbo për CNN.

”Në qendër të qytetit të Tiranës, banorët dhe vizitorët mund të ngjiten në një piramidë monumentale që dikur ishte simboli i ndritshëm i një diktature shtypëse”, shton ai.

”E rikonceptuar nga studioja holandeze e arkitekturës MVRDV, Piramida e Tiranës është shndërruar nga një ish-muze i rrënuar kushtuar ish-liderit të vendit (dhe më vonë i përdorur si bazë e NATO-s) në një qendër kulturore me kuti shumëngjyrëshe, shkallë dhe rrëshqitje të pjerrëta.

”Ajo është një nga 18 projektet e reja të arkitekturës që Architectural Digest (AD) e ka cilësuar si më spektakolarët e vitit përmes listës vjetore “Works of Wonder” ose “WOW” në numrin e shkurtit”, thekson ai.

“Në një kohë kur ndryshimi i klimës duket i madh në imagjinatën tonë kolektive – dhe kur ndërtimet e reja vazhdojnë të lënë një gjurmë të madhe karboni – ndihej e rëndësishme të vihej në pah se si arkitektura ekzistuese mund të përshtatet për të ardhmen”, thotë Sam Cochran, drejtor i revistës së njohur AD, i cili shpjegon zgjedhjen për të përfshirë Piramidën e Tiranës.

”Përmes ndërhyrjeve të kujdesshme të projektimit, firma holandeze MVRDV ka dëshmuar se nuk është thjesht e mundur të përdoren ndërtesat e vjetra në përdorim të ri, por të bëhet kjo me një ndjenjë gëzimi, zgjuarsie dhe argëtimi”, thekson Cochran.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura