“Çmimi i naftës është si në Zvicër”/ Berisha sulmon Ramën nga Dibra: Krijoi krizë energjitike përmes vjedhjeve! Flet për rritje ekonomike por…

Oct 19, 2021 | 17:53
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kreun e qeverisë Edi Ramën për krijimin e krizës energjitike përmes vjedhjeve. Duke folur nga “Foltorja” në Dibër, Berisha shprehet se qeveria blen tani energji në bursën ndërkombëtare me një çmim shumë herë më të lartë, ndërkohë që pak muaj më parë e shiste energjinë e prodhuar në vend, me një çmim të ulët.

saliberisha

Ish-kryeministri ka prekur dhe çmimin e naftës të cilin e ka krahasuar me çmimin e naftës në Zvicër. Sipas Berishës, çmimi është thuajse i njëjtë ndërkohë që rroga mesatare në Zvicër është 6000 euro ndërsa në Shqipëri 400 euro.

“Kuvendin e thërret koha. Për t’i bërë ballë një regjimi të ngritur nga Rama në një mënyrë tmerrësisht të dëmshëm të shqiptarëve. Ndërtoi në këto 8 vite, narkoshtetin e parë në Europë. Ky regjim, në këto 8 vite jo vetëm që nuk përparoi standartet e demokracisë dhe nivelin e jetesës së shqiptarëve, por çbëri një shumicë të madhe prej tyre dhe shqiptarët, realisht, i zhyti në varfëri dhe mjerim sot. Ai që quhet varfëri e skajshme, është 3.6 herë më e madhe se çishte në vitin 2013. Sot shqiptarët nga kombi me rrogën mesatare më të lartë në rajon, marrin rroga 30% më të ulta se në Kosovë. Kafshata e bukës është 87 herë, po ti mesatarizojmë se në vendet e BE-së. Ndërkohë që konsumi i saj është më i larti në Europë. Sot shqiptarët paguajnë naftën të barabartë me qytetarët e Zvicrës që kanë një rrogë mesatare 6000 euro në muaj. Litra e naftës është 1.41 cent në Zvicër dhe pak a shumë ky është çmimi në Shqipëri. Kjo sepse qeveria në vend që të mendojë për qytetarët, Edi Rama mendon për veten. Në vitin 2013 nafta nuk ishte e lirë, por nëqoftëse nafta ishte dyfishi i çmimit të saj në bursë, sot është 3.2 herë më e lartë se çmimi i saj në bursë. Kjo për shkak të qëndrimit të papërgjegjshëm të Ramës. Vjedhja monstruoze në të gjitha fushat ka bërë që arka e shtetit të jetë bosh. Qeveria detyrohet të dalë në treg për të marrë 700 mln euro borxh ndërkohë që na thotë se rritja ekonomike ishte 18%.

Thotë përralla me mbret. Të ketë rritje me 8% nuk ka kurrë nevojë të marrësh në banka kredinë më të madhe në historinë e vendit. Sot kjo qeveri fund e krye antinjerëzore shpalli krizën energjitike, e krijoi vetë këtë krizë me vjedhje. Ky ka qenë viti, ndër më të mbarët në prodhimin e energjisë, ndoshta për herë të parë, Shqipëria falë burimeve private dhe publike ka prodhuar deri në fund të shtatorit, 7.2 mld k/h. Kanë shitur energjinë në gusht dhe në shtator, me 40 euro-50 euro kilovatin ndërkohë që në bursë shitet 150 euro. Ndërkohë që dalin tani dhe blejnë me taksat tuaja 240 euro. Kjo është katastrofë e krijuar nga qeveria. Është katastrofë e kryer nga vjedhjet e qeveritarëve me në krye kreun e meduzës. Çmimi i rrugëve të ndërtuarta me taksat tuaja kushton 8 deri në 11 herë më shumë se sa çmimi i rrugëve që ndërtohen me lekët e Komisionit Kuropian dhe Bankave Europiane” – tha Berisha.

Ish-lideri i PD-së thotë se në Shqipëri numërojmë 16.800 viktima si pasojë e koronavirusit dhe efekteve që ka sjellë ajo.

“Sot ne vijmë këtu, pandemia ishte e përbotshme dhe është, por ne numërojmë 16 mijë e 800 jetë të humbura gjatë saj. Numërojmë më shumë se çdo vend tjetër në Europë. Numërojmë 2.8 herë më shumë se vendet e BE. Jemi në vendet me vdekshmërinë më të lartë në botë. Këta me tendera, kjo jo se ne nuk kemi sistem shëndetësor. Por me tenderat, pajisjet këta vjedhin mbi të vdekurit të sëmurët ndaj ne numërojmë rreth 17 mijë të vdekur. Miqtë e mi, ky KUvend që mbahet dhe ringritja e PD-së është interes jetik kombëtar. Çfarë ka ndodhur këto 8 vite? Këto 8 vite padiskutim, ylli ynë polar duhet të ishte integrimi në BE. Nordi ynë do ishte rruga në BE.

E kundërta ka ndodhur. Edi Rama u lidh me Aleksandar Vuçiç dhe në vend të nismave europiane, mori nismat rajonale të Vuçiçit. U angazhua në aleancë trilaterale, Beograd-Shkup-Tiranë kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Ai ka shndërruar Tiranën në megafonin kundër Prishtinës. Ne jemi për bisedë normale me vendet e rajonit. Përsa i përket ultranacionalizmit, Vuçiç është po aq kriminel sa Millosheviçi. Një njeri i cili nuk njeh genocidin e Srebrenicës, një njeri që nuk njeh genocidin e serbëve ndaj shqiptarëve. Një njeri që mohon masakrën e Raçakut dhe sëbashku me të, këtë iso mban Edi Rama. Refuzon rezolutën për genocidin” – tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura