FOTO- Çifti i biznesmenëve gjenden të vrarë në shtëpi, shpallet në kërkim shqiptari/ Policia zbardh detajet: Fqinja na njoftoi se po rridhte gjak nga dera. Dyshohet se…

Oct 11, 2020 | 19:54
SHPËRNDAJE

Një grua me profesion fizioterapiste, me origjinë nga Ukraina 45-vjeç dhe partneri i saj kanë gjetur vdekjen, në zonën e Flambouro. Greku ishte një biznesmen i njohur nga Loutraki.

pjimage (4)

Mediat fqinje raportojnë se ai autor i dyshuar i vrasjes po kërkohet një burrë me origjinë shqiptare, i cili kishte lidhje me gruan, ndërsa makina e kësaj të fundit është gjetur e djegur në orët e para të mëngjesit.

Motivi i vrasjes

Dyshimet e policisë në lidhje me ngjarjen janë ‘krim pasioni’. Personi që dyshohet si autor, pra shqiptari, ende nuk është identifikuar nga autoritetet.

Ngjarja

Një grua njoftoi policinë se pa gjak që dilte nga dera e përparme e shtëpisë së fqinjës së saj. Policia ka treguar se sapo kanë hyrë në shtëpinë e çiftit janë gruaja dhe burri nuk dhanë shenja jete. Ata  ishin të shtrirë në një dysheme të mbuluar nga gjaku dhe provat tregojnë se ato ishin viktima të veprimtarisë kriminale.

Zjarri në makinë

Pas ngjarjes së rëndë zjarri përfshiu një makinë në Loutraki, pak para orës 1 të mëngjesit të së dielës. U zbulua se makina ishte në pronësi të gruas ukrainase, e cila ndërsa makina digjej ajo ishte e vdekur në dyshemenë e shtëpisë së saj. Shkaqet e zjarrit nuk janë identifikuar dhe ende po hetohen.

8 7 6 5 4 3 2 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura