DEKLARATAT/ Çfarë thanë Simeone dhe Zidan pas finales së Champions-it

May 29, 2016 | 11:01
SHPËRNDAJE

Ai që për 120 minuta u dha jetë aksion eve të skuadrës me grintën, besimin e tij në fund nuk kishte fjalë për të analizuar humbjen. Diego Simeone ishte shumë i zhgënjyer sepse për të ishte finalja e dytë e humbur në 3 vite.

simPak javë më parë e festoi në lidhje direkte me telefon kualifikimin me të birin, ndërsa këtë herë ky i fundit ishte pranë tij.

Për fat të keq, për ta ngushëlluar për këtë humbje. Simeone tha se Reali e meritoi ta fitonte këtë trofe sepse kishte bërë një ndeshje të mirë. Ai e uroi kundërshtarin për këtë arritje. “Reali ishte superior gjatë gjithë ndeshjes dhe më duhet ta përgëzoj.

Ata luajtën shumë mirë dhe shfrytëzuan gabimet tona. Skuadra që fiton, është gjithmonë më e mirë se ajo që humb.

Nuk mund të ndryshonim edhe ecurinë e penalltive sepse reaguam mirë në pjesën e dytë të ndeshjes”, tha argjentinasi. Ai tha gjithashtu se skuadra nuk e nisi mjaft mirë ndeshjen duke bërë gabime, të cilat ndikuan në rezultatin final të kësaj ndeshjeje.

“E nisëm ndeshje shumë keq. Ekipi ishte shumë i lodhur, sepse vinte pas një sezoni të gjatë, por edhe Reali ishte i lodhur. Të dyja skuadrat morën shumë pak iniciati va. Jam shumë i zhgënjyer sepse kam humbur dy finale dhe sigurisht që është dështim i madh”, vazhdoi më tej numri një i Atletikos.

Më tej, Simeone tha se rruga më e mirë që duhet ndjekur në këto momente është puna, por edhe reflektimi mbi të ardhmen. “E vetmja mënyrë me të cilën mund të ngushëllohemi është puna. Ne jemi të vetëdijshëm për atë që na pret në të ardhmen. Është momenti për të reflektuar”, tha Simeone. Fjalia e fundit duket se krijon dyshime për të ardhmen e trajnerit.

Zidanë: Ja çfarë i thashë Perezit pas fitores në finale

Më në fund edhe prishi mallkimin e trajnerëve francezë në Champions. Këta të fundit do të krenohen se kanë arritur në piedestalin e kontinentit falë Zinedin Zidanit.

Ajo penallti e Ronaldos hipotekoi edhe qëndrimin e francezit në “Bernabeu”. E kishit imagjinuar gjithë këtë?

E kisha ëndërruar. Por po, e kisha imagjinuar kur punon me një ekip të tillë. Reali dhe historia e tij të dhurojnë gjëra si kjo. E fituam me forcë dhe punë. Luftuam deri në fund. E meritojnë të gjithë. E të mendosh që punuan me këtë skuadër vetëm 5 muajt e fundit. Të fitosh një gjë kaq të rëndësishme sa Championsi, duhet punë e madhe dhe jo vetëm për këto pesë muaj, por që nga fillimi. Unë pata fatin që të jem në pesë muajt e fundit dhe të fitoj diçka kaq të rëndësishme.

Çfarë shkoi keq një finale që po administrohej shkëlqyeshëm nga Reali, por përfundoi te penalltitë?

Nuk ka lidhje me taktikën ajo që ndodh në fushë. Pasi shënon, është normale të tërhiqesh disi. Ky është futbolli. Nuk dua të analizoj asgjë tani, dua thjesht ta shijoj këtë sukses.

Patët një përqafim me presidentin Perez në tribunë dhe i thatë diçka: a mund ta dimë çfarë?

I thashë faleminderit! Faleminderit, sepse më dha shansin të drejtoj këtë ekip.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura