Çfarë po ndodh në vendin fqinj të Ukrainës? SHBA urdhëron qytetarët amerikanë në Bjellorusi që të largohen menjëherë

Aug 21, 2023 | 18:29
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që të largohen nga Bjellorusia.

bjellorusia-770x421

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat kanë cituar Ambasadën Amerikane atje të ketë thënë përmes një mesazhi se “qytetarët amerikanë në Bjellorusi duhet të largohen menjëherë”.

Ky paralajmërim vjen pasi shumë vende, përfshirë Lituaninë, kanë mbyllur pikat kufitare me vendin pasi Bjellorusia po mirëpret një prani në rritje të forcave ruse.

“Nisuni nëpërmjet pikave kufitare të mbetura me Lituaninë dhe Letoninë, ose me avion”, thuhet në deklaratë.

Ambasada gjithashtu paralajmëroi qytetarët që të mos udhëtojnë në Bjellorusi, për shkak të mbështetjes së saj ndaj pushtimit të Rusisë në Ukrainë dhe faktit që ka aftësi të kufizuar për të ndihmuar individët që jetojnë ose udhëtojnë atje.

Në njoftim gjithashtu thuhej se nëse dikush vendos të udhëtojë në vend, ata nuk duhet të mbështeten te qeveria e SHBA për ndihmë.

Katër pika kufitare me Lituaninë mbeten të hapura, ndërsa qeveria amerikane së bashku me Poloninë dhe Letoninë kanë thënë se mbylljet e mëtejshme janë të mundshme.

Muajin e kaluar, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u takua me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Dyshja u takuan për bisedime në Shën Petersburg disa orë pas një sulmi ajror në një katedrale në qytetin ukrainas të Odesas.

Ata diskutuan çështje strategjike që kanë të bëjnë me luftën dhe propozimin e Presidentit Putin “Shteti i Bashkimit”, ku Bjellorusia bëhet një “shtet partner” ose satelit i Rusisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura