Lautaro Martinez dhe Interi duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Kapiteni argjentinas kërkonte 10 milionë euro, ndërsa klubi ofronte 8 milionë euro dhe bonuse.
Megjithatë duket se rruga e mesme është idealja për palët dhe kjo do të thotë se Lautaro Martinez do të firmosë shumë shpejt kontratën e re deri në vitin 2029 me rrogën 9 milionë euro. Pas takimit në Madrid përpara ndeshjes me Atletikon ka pasur bisedime të shumta nga ana e klubit me menaxherin e lojtarit për ta mbyllur këtë diskutim sa më shpejt të jetë e mundur. Lautaro nuk ka asnjë ekip tjetër më mendje veç Interit prandaj pret thjesht finalizimin e çështjes.
PA KLAUZOLË- Lautaro Martinez dhe Interi kanë vendosur që në kontratën e re të mos ketë një klauzolë për largimin e tij. Kjo do të thotë se çmimin e Lautaros në rast se do të ketë ndonjë kërkesë apo ofertë nga ekipe të tjera. Argjentinasi e ka menduar gjithmonë Interin si një klub të madh dhe nuk ka asnjë qëllim për t’u larguar. Për këtë arsye nuk ka qenë kurrë problem klauzola apo ofertat nga klubet e tjera. Në këtë mënyrë Interi zgjidh një problem dhe pas rinovimit të Lautaros do të vijnë edhe të tjerët me radhë, trajneri Inzagi dhe Barela.
Zikaltrit duan të blindojnë lojtarët e rëndësishëm të titullit kampion për të nisur një cikël fitues dhe për të qenë dominues në Itali dhe për të synuar Champions-in. Një zgjidhje do të jetë e qartë pas thuajse 10 ditësh kur edhe presidenti Zhang të ketë zgjidhur problemin e huasë me fondin “Oaktree”, e megjithatë, në ambientet interiste mbizotëron një klimë optimizmi në lidhje me pronarët që siç kanë bërë gjithmonë, kanë kryer me sukses detyrimet e tyre.
Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.Al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al