Çfarë ndodh nëse Gjykata hedh poshtë vendimin për prishjen e Teatrit, Rama: Po të kishte halla…

Sep 20, 2018 | 22:52
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama, është në një intervistë në “Opinion” me Blendi Fevziun, ku ndër të tjera ka folur për çështjen e Teatrit dhe votimin ditën e sotme për prishjen e tij.

“Ajo që dua të konfirmoj është që ne do të ndërtojmë Teatrin e ri Kombëtar. Për arsye se nuk asnjë lloj parametri për të qenë një Teatër Kombëtar. Është vetëm 8 metra katrorë, 24 është skena e turbinës, e dyta ka funksionuar nën logon e teatrit kombëtar por ka qenë jashtë standardeve për një teatër normal.

Aty nuk fton dot një trupë të huaj, se nuk të ngjiten aty. Është një godinë që i ka ardhur fundi prej kohësh… nuk ka asnjë lloj virtyti, historie, që të mund të justifikojë atje qëndrimin si një varr i hapur”, ka thënë ai.

I pyetur çfarë do të ndodhë nese Gjyakata kushtetuese e njeh gabim prishjen e teatrit dhe ndërkohë është prishur, Rama u shpreh:

Me këtë “nëse” është si ajo çështja e hallës,  dhe unë mendoj të kalojmë të xhaxhai… Sesi e bëjmë dhe ku e bëjmë kemi, marrë besimin e popullit. Unë nuk jam analist jam vendimmarrës.

rama

Pjesë nga intervista:

Jeni i vendosur për ta shembur? Pse e latë votimin për tani?

Së pari nuk është lënë por është marrë kohë pasi ka pasur edhe një adresim të komisionit Europian, i qartë lidhur me faktin që nisma nuk bie ndesh me asgjë europiane, me asnjë parim, kriter, me sugjerimin që të futet elementi i ofertës për të tjerët. Edhe pse në rastin konkret, fakti që ka pasur një ligj të përcaktuar, dhe një kompani e përcaktuar nuk është diçka e re, Sllovenia ka kaluar rreth 150 ligje të posaçëm për shembull.

Edhe shumica e mëparshme i ka kaluar disa ligje të posaçme. Por në këtë rast kemi të bëjmë me një kompani që zotëron prona. Ajo që dua të konfirmoj është që ne do të ndërtojmë Teatrin e ri Kombëtar.

Pse do e shembni?

Për arsye se nuk asnjë lloj parametri për të qenë një Teatër Kombëtar. Është vetëm 8 metra katrorë, 24 është skena e turbinës, e dyta ka funksionuar nën logon e teatrit kombëtar por ka qenë jashtë standardeve për një teatër normal. Aty nuk fton dot një trupë të huaj, se nuk të ngjiten aty. Është një godinë që i ka ardhur fundi prej kohësh… nuk ka asnjë lloj virtyti, historie, që të mund të justifikojë atje qëndrimin si një varr i hapur.

Edhe kryeministria mund të bëhet më e mirë me xham, me këtë argument shembe dhe atë…

Këtu nuk bëhet fjalë për ta shembur për çështje shije… nëse do t’i referohemi atyre që ne kemi bërë në këto 5 vite për trashëgiminë kulturore, është më shumë se 25 vite të marra së bashku.

Çdo vend mund të zgjerojë qytetin, por i ruan këto godina, i prishe të gjitha…

Për stadiumin “Qemal Stafa” …. ai stadium është futur në listën e zezë të UEFAS. E vetmja pjesë që ishte identifikuese e atij stadiumi, është pjesa e tribunës që do të montohet po njësoj.

E gjithë vepra e Bozios, është marrë dhe është kataloguar sipas standardeve dhe do të ripërfshihet në atë projekt.

Andi Bejtja: Pse i jepni të drejtë vetes dhe mendoni se të tjerët kanë gabim, pse nuk prisni ta vendosë gjykata për çështjen e Teatrit?

Para ca ditësh po shikoja ca fotografi të mijat kur u bëra kyemisitër për herë të parë, unë nuk kam hyrë në politikë për tu marrë me politikë por për të bërë gjëra. Unë nuk kam ardhur për të pritur, ne kemi marrë mandatin nga populli për të bërë punët sipas nesh, dhe të drejta apo jo këtë e vlerësojnë qytetarët.

Edhe për çështjen e shkeljes Kushtetuese apo jo mendoj se mund ta konsiderojmë të ezauruar sepse po të ishte, atëherë Brukseli, tha vetëm për një element, dhe u përfshi, tani kjo punë është e mbyllur. Ju ishit kundër stadiumit, problemi me ju është që kur të vini në stadium, ose do thoni s’kemi folur ne kundër, ose do vini të maskuar. Kur të shkoj në stadium verën e ardhshme.

Sheshi Skënderbej që ngjalli gjithë patosin histerik, por ai u vlerësua dhe mori çmimin Europian të hapësirës më të mirë publike në 2017 në të gjithë Europën, dhe e mori nga ekspertë.

Nëse gjykata e njeh gabim prishjen e teatrit dhe ju e keni prishur ndërkohë, çfarë ndodh?

Me këtë “nëse” është ajo çështja e hallës dhe unë mendoj të kalojmë të xhaxhai. Sesi e bëjmë dhe ku e bëjmë kemi marrë besimin e popullit. Unë nuk jam analist jam vendimmarrës.

Me ç’të drejtë paratë e popullit përdoren vetëm nga një kompani dhe nuk ka garë?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura