Çfarë duhet të dini për 1 prillin, Ditën e Gënjeshtrave?

Apr 1, 2021 | 23:47
SHPËRNDAJE

Data 1 prill njihet në shumë vende si Dita e Gënjeshtrave. Megjithëse është kthyer tashmë në një traditë, shumë nuk e dinë se nga e ka prejardhjen kjo ditë.

dita e genjeshtrave (2)

Nëse edhe ju bëni pjesë në këtë grup njerëzish, po ju japim një informacion të shkurtër, shkruan “English Jagran”.

dita e genjeshtrave (4)

Dita e 1 prillit dikur festohej si dita e Vitit të Ri, por me ndyshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, në 1582 nga Papa Gregory XIII, dita e Vitit të Ri u vendos më 1 janar.

Megjithatë, disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festonin këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta duke i quajtur “budallenj”. Por, ky nuk është shpjegimi i vetëm.

dita e genjeshtrave (3)

Sipas shpjegimit të profesor Joseph Boskin, kjo ditë e kishte prejardhjen gjatë periudhës së sundimit të Kostantinit, kur një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë.

Kostantini e mori me të qeshur këtë gjë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli Ditën e Gënjeshtrave.

dita e genjeshtrave (1)

Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga “Associated Press”, por kishte një problem. Boskin e kishte trilluar këtë gjë për të bërë një shaka për 1 prillin. “Associated Press” iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe t’u kërkonte falje lexuesve.

Sot 1 prilli festohet në Evropë si Dita e Gënjeshtrave, kur njerëzit bëjnë rrengje dhe shaka të ndryshme me njëri-tjetrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura