Çfarë do ndodhë me kryeprokurorin? Basha: Puç kushtetues, imagjinoni çfarë katastrofe do jetë nëse…

Dec 13, 2017 | 11:41
SHPËRNDAJE

Teksa sot Kuvendi ka thirrur një dëgjesë me kandidatët për kryeprokuror, kreu i PD Lulzim Basha i pyetur se cili do të jetë hapi i radhës nga opozita e a do ta godasë këtë vendimmarrje në Gjykatën Kushtetuese, Basha u shpreh se ky është një puc kushtetues.

5446a084-1b32-467c-825b-27ba0b3fb017

“Një mandat i siguruar në shkelje të kushtetutës është nul, kjo është fillimi i një rruge antikushtetueshmërie, do ndërmarrin cdo hap institucional. Për këtë puc kushtetues, s’do pranojmë kurrë mbylljen e dosjeve të krimit. Përtej aksionit politik që do e shpalosim hap pas hapi…, është dhunuar kushtetuta, vetë hapat që ka marrë deri më sot komisioni i ligjeve, po krijohen institucione antikushtetuese nga Rama..

Kjo situatë prek cdo qytetar dhe një prokuror politik do mbrojë politikanët e inkriminuar dhe korrupsionin.

Në dritën e fakteve është e qartë se cfarë katastrofë është për një komb kur një drejtues i lartë i qeverisë është i kapur imagjinoni të kapet edhe kryeprokurori. Kushtetuta e thotë qartë dhe e vetmja mënyrë është ndjekja e kushtetutës. Zotëri apo zonjë do kalosh vetingun….”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura