Certifikohen rezultatet zgjedhore, shqiptarët me 32 mandate në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Jul 25, 2020 | 11:56
SHPËRNDAJE
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ne Maqedonine e Veriut ka miratuar vendimin per shpalljen e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut.kqz maqedonia
Gjatë seancës së hapur, kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski njoftoi se jane certifikuar rezultatet e përbërjes së re parlamentare prej 120 deputetësh.
LSDM 46 mandate
VMRO-DPMNE 44 mandate
BDI 15 mandate
ASH-AA 12 mandate
E majta 2 mandate
PDSH 1 mandat
Gjatë këtij mandati katër vjeçar në godinën ligjvënëse, shqiptarët do të përfaqësohen nga gjithsej 32 deputetë shqiptarë nëpër parti dhe koalicione të ndryshme.
Pa mandate mbeten Integra, GDU, Moro, Glas za Makedonija, E vetmja Makedonia, SDU, Tvoja prtija, Demokratët dhe Partia popullore rome. Alsat.M
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura