“Çdo gjë më e shtrenjtë!”- Jorida Tabaku për rritjen e çmimeve: Inflacioni pritet të shkojë 5%, “zgjidhja” e qeverisë janë PPP-të dhe pagesat e inceneratorëve

May 3, 2022 | 12:00
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me situatën ekonomike në vend të krijuar si pasojë e rritjes së çmimeve.

joridatabaku

Përmes një postimi në facebook,Tabaku thekson se familjet shqiptare po shpenzojnë më shumë për ushqimet e shportës dhe energji, ndërkohë që inflacioni pritet të shkojë në 5% duke rënduar akoma më shumë xhepat e tyre.

Deputetja e PD-së thekson se në një kohë kur qytetarët po përballen me vështirësi të shumta ekonomike, kanë në krye një qeveri që në fokus të axhendës së saj ka pagesat e inceneratorëve dhe PPP-të.

Postimi i plotë:

Në mesin e një krize të thellë ekonomike, qeveria ka vazhduar politikat e saj të pagesave të PPP-ve që kanë përkeqësuar gjithnjë e më shumë shëndetin financiar të buxhetit.

Familjet shqiptare që shpenzojnë 42% të të ardhurave të tyre po përballen me rritjen e çmimeve ndërsa inflacioni pritet të shkojë më lartë se 5%. Të githë produktet kryesore të shportës së ushqimeve janë rritur me mbi 10% duke shtrenjtuar jetesën e shqiptarëve.

Po shpenzohet më shumë për energjinë, për bukën, për qumshtin dhe vezët. Çdo gjë më e shtrenjtë! Çdo produkt më i kushtueshëm ndërsa të ardhurat vetëm tkurren.

Zgjidhja e qeverisë? Më shumë fonde për inceneratorët, për PPP-të dhe koncesionet! Më shumë taksa për qytetarët dhe më pak të ardhura për shqiptarët! Pasi taksat e shqiptarëve janë fitimi koncesionarëve!

Fatkeqësi që në një kohë krize shqiptarët kanë një qeveri që u merr gjithçka shqiptarëve dhe ua jep oligarkëve!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura