Cakaj në Prishtinë: Gati të nisim punën për zhbërjen e kufirit Kosovë-Shqipëri, nuk duhet të ekzistojë

Feb 19, 2020 | 13:48
SHPËRNDAJE

“Kosova dhe Shqiperia momentalisht kane nje kufi simbolik, reealisht nuk duhet te kene kufi fare. Ne jemi të gatshëm të nisim punën për zhbërjen e kufirit dhe per krijimin enje hapesire te lire per qarkullimi e kapitaleve dhe burimeve njerezore”. Keshtu ka deklaruar sot ne Prishtine, gjate takimit me presidentin e Kosoves, Thaçi, ministri i Jashtem ne detyre i Shqiperise, Gent Cakaj.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, që prej marrjes së detyrës.

Gjatë vizitës në Prishtinë, në këtë moment shumë të rëndësishëm, sa i takon bashkëpunimit dypalësh mes shteteve tona, Cakaj zhvilloi një sërë takimesh me krerët më të lartë të Republikës së Kosovës.cakaj + kurti

Fillimisht, Cakaj u takua me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca. Gjatë takimit homologët shprehën gatishmërinë e tyre të plotë për nxitjen e bashkëpunimit strategjik e gjithëpërfshirës në fushën e politikës së jashtme me qëllim shfrytëzimin e plotë të mundësive dhe harmonizim të objektivave strategjike dhe diplomatike kombëtare. Gjithashtu, sa i përket zhvillimeve rajonale, palët diskutuan për thellim të bashkëpunimit rajonal dhe shumëpalësh.

Cakaj siguroi homologun Konjufca, se Shqipëria do të vijojë angazhimin në mbështetje të Kosovës në procesin e avancimit të njohjeve dhe anëtarësimeve në nismat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare.

Më pas, Cakaj zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Në takim, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera e vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjithashtu, theksuan rëndësinë e konkretizimit të Partneritetit Strategjik e gjithëpërfshirës mes Shqipërisë dhe Kosovës, si një model për inkurajimin e bashkëpunimit rajonal.

Gjithashtu, Kryediplomati u takua me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Palët vlerësuan bashkëpunimin midis të dy kuvendeve dhe komisioneve parlamentare në vite, si dhe shprehën angazhimin e qeverive për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar, si një shtysë për avancimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi edhe një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Gjatë takimit, palët u dakordësuan për rëndësinë e vlerësimit të imtësishëm dhe vënies në zbatim të marrëveshjeve të arritura gjatë pesë G2G mes dy vendeve, si dhe rritjen e koordinimit mes institucioneve dhe qeverive të dy vendeve në funksion të forcimit të rolit të shqiptarëve ne rajon dhe forcimit dhe promovimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Takimi me Thacin

cakaj thaci

Gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në takim, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera e vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjithashtu, theksuan rëndësinë e konkretizimit të Partneritetit Strategjik e gjithëpërfshirës mes Shqipërisë dhe Kosovës, si një model për inkurajimin e bashkëpunimit rajonal.

Në komunikatën për shtyp, të zhvilluar gjatë takimit, Presidenti Thaçi vlerësoi punën e deritanishme të Cakaj në krye të diplomacisë shqiptare, duke u shprehur: “Unë mendoj se Ministri Cakaj, me të vërtetë i ka dhënë një dinamikë të re, një shpirt të ri, kësaj fryme, këtij afirmimi, e konsolidimi të shtetit të Kosovës kudo në botë, në çdo instancë ndërkombëtare ku merr pjesë Republika e Shqipërisë.”

Gjithashtu, ai u shprehu mirënjohjen e tij ndaj qeverisë shqiptare dhe të gjithë institucioneve të Republikës së Shqipërisë për qëndrim unik që kanë për Republikën e Kosovës.

Nga ana tjetër, Cakaj në fjalën e mbajtur theksoi: “Kemi qenë të angazhuar në çështjen e njohjeve të Kosovës, me të gjitha kapacitetet që kemi pasur. Jemi munduar ta bëjmë më të mirën, për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe po ashtu në forumet shumëpalëshe, jemi kujdesur që aty ku Kosova nuk ka prani, ne të jemi zëri i Kosovës dhe të adresojmë të gjitha çështjet që e ngarkojnë agjendën e saj.”

Gjithashtu, Kryediplomati shprehu gatishmërinë për vazhdimin e projektit të vendosjes së Ambasadave të përbashkëta e hapësira të përbashkëta në Konsullata, vazhdimin e projekteve për këmbimin e personelit diplomatik dhe po ashtu krijimin e një agjende politike të koordinuar mes vendeve.

Takimi me Konjufcen

cakaj

Në takim homologët shprehën gatishmërinë e tyre të plotë për nxitjen e bashkëpunimit strategjik e gjithëpërfshirës në fushën e politikës së jashtme me qëllim shfrytëzimin e plotë të mundësive dhe harmonizim të objektivave strategjike dhe diplomatike kombëtare. Gjithashtu, sa i përket zhvillimeve rajonale, palët diskutuan për thellim të bashkëpunimit rajonal dhe shumëpalësh.

Pas takimit, homologët zhvilluan një konferencë për shtyp, gjatë të cilës Cakaj shprehu: “Me Ministrin Konjufca jemi pajtuar që menjëherë të thërrasim mbledhjen e ‘Këshillit të Përbashkët për Planifikim Strategjik’ për Bashkërendim të Politikave për të koordinuar qëndrimet në politikën e jashtme dhe për të zhvilluar një platformë me qëndrime komplementare politike.”

Gjithashtu, Cakaj siguroi se Shqipëria do të vijojë angazhimin në mbështetje të Kosovës në procesin e avancimit të njohjeve dhe anëtarësimeve në nismat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare, duke theksuar gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën për shtyp: “Është koha të kemi një plan më intensiv për të vënë në lëvizje të gjitha kapacitetet tona në shërbim të njohjes së Kosovës.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura