Emigranti i sapokthyer mbyti gruan në arë për shkak të xhelozisë: Dyshoja se më tradhtonte me një bashkëfshatar

Apr 2, 2015 | 8:05
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Burri i sapokthyer nga emigracioni masakron me lopatë dhe mbyt me duar për xhelozi nënën e dy fëmijëve të tij dhe më pas vetëdorëzohet.

Krimi brenda familjes ka ndodhur ne fshatin Çekin të Gramshit dhe vetëm rreth 30 minuta pas ngjarjes, Policia ka deklaruar se shkak i krimit në banesë është xhelozia.

Mësohet se pasi ka deklaruar vrasjen e bashkëshortes, Agron Llapushi ka deklaruar në Polici se e vrava bashkëshorten time për motive xhelozie.

Para se të shkonte në Greqi, mësohet se Agroni kishte nisur të dyshonte për bashkëshorten e tij edhe pse këtë dyshim prej kohësh e mbante për vete dhe nuk shprehej. Edhe kur u kthye nga Greqia tre ditë më parë, ai herë pas here shprehte shenja xhelozie tek bashkëshortja e tij deri në momentin që pas një debati momenti mes tyre ai e vrau duke e goditur me mjete pune dhe më pas e ka mbytur.

foto nga vendi i ngjarjes

Edhe pse e ka vrarë në mënyrën më makabre bashkëshorten e tij, Agron Llapushi ka qenë i qetë kur edhe është dorëzuar në Polici, ndërsa burime nga kjo e fundit bëjnë të ditur se pas marrjes në pyetje ai është penduar për krimin që ka bërë duke deklaruar se e ka kryer atë nën efekte të mëdha xhelozie, pasi dyshonte se Alketa kishte një lidhje të fshehtë jashtë martesore me një banor të fshatit, që sipas tij nuk di të thotë se kush është por vetëm se dyshonte tek bashkëshortja e tij. Madje sipas Policisë gjatë marrjes në pyetje ai vazhdonte të ishte në gjendje të dehur, duke deklaruar se gjatë punës në arë ka konsumuar alkool. 

Babai i autorit te ngjarjes se rende te shenuar sot ne Gramsh eshte deklaruar i shokuar nga veprimi i te birit. Teksa ka nenvizuar se familja e tij nuk kishte pare me heret shenja te ndonje marredhenie te acaruar mes çiftit. Per djalin e tij, Mersin Llapushi tha se kishte tre dite qe ishte kthyer nga emigracioni, nga Greqia. Sipas tij, Agroni shkonte çdo dite me te shoqen, viktimen ne arë, e cila ishte shume larg nga shtepia e tyre.

Foto nga fshati ku ka ndodhur ngjarja e rende

“Djali ka tri ditë që ka ardhur nga emigracioni, Greqia. Gjërat shkonin mirë, se kuptoj si ndodhi… shkonin përditë punonin në arë, iknin në mëngjes dhe vinin në darkë…Ara është shumë larg shtëpisë…ne e kemi marrë vesh kur jemi lajmëruar nga policia që si fillim i kishte gjuajtur me bel dhe pastaj e ka mbytur dhe ka shkuar është vetëdorëzuar në polici…jemi të shokuar, nuk e dimë si ka ndodhur…Djali shkonte në Greqi dhe punonte atje me sezone dhe kthehej dhe me paratë që fitonte mbante familjen, madhe investonte për të mbjellë perime dhe shumë prodhime në tokën që e kemi pak larg shtëpisë. U shokova dhe ende nuk e besoj kur mësova që djali im ka vrarë në arë nusen e tij, kishin dy fëmijë bashkë dhe asnjëherë nuk kisha vënë re se djali ishte xheloz për nusen”,- ka thënë babai i autorit.

Policia shkoi ne vendin e ngjarjes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura