Burrat që kanë gra kontrolluese jetojnë më gjatë dhe… Ja çfarë zbuluan studiuesit

Oct 9, 2021 | 22:00
SHPËRNDAJE

Një studim i ri ka zbuluar se gratë që janë kontrolluese e bëjnë jetën e burrave më të shëndetshme. Studimet e mëparshme kanë treguar se partnerët mund të ndikojnë në shëndetin dhe jetëgjatësinë e njëri-tjetrit.

“Bright Side” tregon pse gratë janë përgjegjëse për shëndetine  bashkëshortit të tyre.

Gratë e këqija mund të jenë të mira për burrat e tyre.

gra kontrolluese marredhenie (4)

Rezulton se kur burrat ndikohen nga gratë e tyre, kanë një rrezik më të ulët të vuajnë nga diabeti, sipas një studimi të udhëhequr nga një sociolog i Universitetit Shtetëror të Miçiganit. Edhe nëse kanë diabet, trajtimi i tij do të jetë më i suksesshëm për ta falë grave që kanë.

gra kontrolluese marredhenie (2)

Hui Liu, studiuesi kryesor, tha se kjo ndodh për shkak të faktit se disa gra monitorojnë vazhdimisht shëndetin e burrave të tyre, veçanërisht nëse burrat janë me shëndet të dobët ose kanë sëmundje si diabeti që kërkojnë monitorim të shpeshtë. Sidoqoftë, burrat mund të ndihen të pakënaqur me gratë që u thonë se çfarë të bëjnë, gjë që mund ta konsiderojnë si “bezdisëse”.

gra kontrolluese marredhenie (1)

Hulumtimi, i cili analizoi rezultatet e sondazhit nga 1,228 të martuar, të moshës 57 deri në 85 vjeç, sfidon supozimin se një martesë e pakënaqur është e barabartë me shëndetin e keq dhe si rrjedhojë edhe me një jetë më të shkurtër.

Por gratë që kanë një martesë të lumtur janë më të shëndetshme

gra kontrolluese marredhenie (3)

Një martesë e lumtur do të thotë një rrezik më i ulët për të qenë diabetik. Gratë mund të jenë më të ndjeshme se burrat ndaj cilësisë së një marrëdhënieje dhe kështu kanë më shumë gjasa të përjetojnë përmirësim të shëndetit nga një marrëdhënie e mirë, thonë studiuesit.

Kujdesi i tepërt bën më shumë dëm sesa mirë.

gra kontrolluese marredhenie (5)

U vu re se kontrolli i tepërt mund të krijojë stres për bashkëshortët. Shumë studime kanë treguar se martesat e dështuara mund të jenë të këqija për trupin, zemrën dhe mendjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura