Britania e Madhe deporton kriminelët shqiptarë, ministrja e Brendshme: Shumica prej tyre janë të rrezikshëm, jam krenare që i ‘hoqa qafe’ nga vendi im

Aug 18, 2022 | 22:20
SHPËRNDAJE

Gjithsej 1,741 persona me precedentë penalë janë kthyer nga Britania e Madhe që nga 1 janari i këtij viti. Midis tyre janë 487 shqiptarë, shumë prej të cilëve të kategorizuar si kriminelë të rrezikshëm.pratell

Shqiptarët janë kthyer me avion charter për në Shqipëri pasi akuzohen për veprat penale si dhunë seksuale, përfshirë edhe fëmijë, rrëmbime dhe sulme të rënda. Njëri prej tyre i dënuar me 18 vjet burg pasi akuzohet për trafik droge me një vlerë prej më shumë se 2 milionë paund.

Një tjetër shqiptar, i dënuar me 20 vjet burg për trafik droge të klasit A, u deportua gjithashtu për në Shqipëri muajin e kaluar. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se rreth 500 shqiptarë që kishin kryer shkelje të imigracionit janë deportuar gjithashtu.

Pjesa më e madhe e tyre janë emigrantë të paligjshëm që kishin hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë klandestine, me gomone apo fshehur në kamionë.

308496

Ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel theksoi se shifrat e fundit duhet të shërbejnë si një paralajmërim për të gjithë ata që shkelin ligjet e vendit të saj, se qeveria do t’i deportojë ata.

Kjo tregon se ne nuk do të ndalemi në asgjë për t’i deportuar dhe ata nuk kanë të drejtë të jenë këtu. Jam krenare që kemi  larguar 1 mijë shqiptarë dhe shkelës të imigracionit këtë vit. Dua të jem e qartë edhe pse ky është vetëm fillimi. Kam ngarkuar ekipet e Home Office të ripërtërijnë ndjekjen ndaj kriminelëve të rrezikshëm që shkatërrojnë jetë dhe komunitetet. Ata duhet të largohen, në mënyrë që ne t’i bëjmë rrugët tona më të sigurta”, është shprehur ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura