Britania e frikësuar nga hakmarrja ruse pas raketave në Siri: Duhet të jemi gati…

Apr 15, 2018 | 11:45
SHPËRNDAJE

Boris Johnson ka paralajmëruar se Mbretëria e Bashkuar duhet të marrë “çdo masë paraprake të mundshme” për të mbrojtur veten nga hakmarrja ruse pas sulmeve ajrore të koalicionit me Francën dhe SHBA-në në Siri.

world-war-3-boris-johnson-syria-airstrikes-russia-putin-assad-douma-chemical-attack-946242

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, tha se Moska dihej tashmë që kryente sulme kibernetike dhe ndërhynte në proceset demokratike të vendeve të tjera.

Komentet e tij vijnë mes shqetësimit në rritje që Rusia mund të fillojë tani një fushatë ndëshkimesh, pas sulmeve që kreu SHBA, Britania e Madhe dhe Franca mbi objektivat e regjimit sirian të mbështetur nga Moska.

Xhonson gjithashtu zbuloi se kontakti mes tij dhe ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov ishte nderprerë pas operacionit ushtarak, ku partitë e koalicionit perëndimor lëshuan më shumë se 100 raketa në Damask.

Duke folur për BBC këtë mëngjes, Johnson tha: “Ju duhet të merrni çdo masë paraprake të mundshme dhe kur shikoni se çfarë ka bërë Rusia, jo vetëm në këtë vend, në Salisbury, sulmet ndaj stacioneve televizive, në proceset demokratike, në infrastrukturën kombëtare, natyrisht që kemi për të qenë shumë, shumë të kujdesshëm. Por unë dua të theksoj, ne në Britani të Madhe nuk kërkojmë një përshkallëzim të konfliktit, absolutisht jo”.

PANORAMA/ INDEPENDENT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura