Braçe: Berisha s’doli në fushatë se e dinte që PD-ja do të humbte

Jul 2, 2015 | 17:48
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS-së, Erion Braçe duke folur sot në seancën e Parlamentit për zgjedhjet e 21 qershorit iu drejtua opozitës duke i thënë se ata e dinin që do t’i humbnin zgjedhjet.

Erion Braçe, deputet i PD-së

Sipas tij, parregullsitë janë thjesht alibi. Ai tha se Sali Berisha refuzoi të dilte në fushatën zgjedhore të 21 qershorit sepse e dinte që PD-ja do të humbte.

“Nuk e beson asnjëri këtë se një kompani PR-i ndalon liderin historik të PD-së që të dalë në fushatën elektorale. Ka vetëm një arsye që e ndalonte Berishën të dilte në Fushatë. Ajo është vetëm humbja.

Vetëm humbja e ndalon Berishën të dalë në publik dhe Berisha s’donte të ishte pjesë e humbjes. Mund të akuzoni këdo këtu. Berisha e dinte që ju do të humbnit dhe humbët. Pyeteni Berishën”, tha Erion Braçe. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura