“Bombë” nga Argjentina, trajneri i ri i Barcelonës do jetë…

Nov 7, 2019 | 17:51
SHPËRNDAJE

Ernesto Valverde është gjjthmonë e më larg stolit të Barcelonës. Rezultatet dhe loja jo e mirë në këtë fillim sezoni, e kanë vënë trajnerin në pozitë të vështirë dhe pritet largimi i tij nga katalanasit.

ernestovalverde-cropped_zo47wcxn7kbm11istbe727rcq-1-770x433

Në mediat spanjolle, kanë nisur që tani të aludojnë për zëvendësuesin e Valverdes dhe flitet për Ronald Kuman.

Por, Klaudio Borgi, ish-futbollist dhe komentator aktualisht në Argjentinë, bën me dije se Marselo Gajardo, trajneri aktual i River Plejt, do të udhëheqë Mesin me shokë, që nga muaj dhjetor.

gallardo.river.plate.2019.20.750x450

Nuk dihet se sa i vërtetë është ky lajm, pasi mediat në Spanjë vazhdojnë të ngulmojnë se Kuman, do marrë drejtimin e katalanasve.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura