‘Bomba’ e Bashës: Rama më ka bërë ofertë me ndërmjetësit e tij, ti Kryeministër, unë President

Jul 10, 2020 | 15:06
SHPËRNDAJE

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka bërë sot deklaratën bombë, teka ka treguar ofertën që i ka ardhur nga Kryeministri Edi Rama nga ndërmjetësit e tij.

Basha thasë Edi Rama i ka kërkuar me ndërmjetës, që kreu i PD të bëhet Kryeministër, ndërsa kreu i PS të behet President i vendit.

Sipas Bashës në këmbim të kësaj oferte, Rama kërkoi që të hiqen koalicionet parazgjedhore.

“Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij, pothuajse çdo ditë me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit. Për këtë besoj nuk ka nevojë të zgjatem sepse është në fund në ikje dhe bëmat e gjëmat e tij i njeh çdo kush. Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij.  

Ky ka qenë mesazhi i tij heqim koalicionet dhe ti kryeministër e unë president. Kështu e sheh Rama politikën si një pazar i ndyrë, si një lojë me porta të vogla për të vjedhur dhe zhvatur shqiptarët siç ka bërë në këto shtatë vite e gjysmë. Kryeministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën me 122 deputetë, nga të cilët gjysma nuk përfaqëson askënd përveç se paratë e Taulant Ballës dhe favoret me të cilat janë blerë dhe shitur. Çdo hap në këtë drejtim është fund i marrëveshjes së 5 qershorit ”, tha Basha.

KOHA E OFERTËS

Kryetari i opozitës, konfirmoi se ofertat e kryeministrit Rama kanë ardhur gjatë periudhës mars, prill dhe maj, ndërkohë që pohoi se përgjigja e tij ka qenë refuzuese, ndaj sipas tij kreu i qeverisë është tmerruar nga zgjedhjet e lira. “Behet fjalë për tani. Behet fjalë për periudhën mars, prill, maj. Po të kishte pasur përgjigje tjetër sot nuk do shikoni një njeri të tmerruar nga zgjedhjet e lira”, tha Basha.

Kur ka ndodhur ky ndërmjetësim, tani apo në 2017?

Basha: Jo, jo bëhet fjalë për tani. Bëhet fjalë për periudhën mars, prill maj, Përgjigjen time e deduktoni në mnëyrë të qartë nga ky qëndrim i imi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura