Bllokimi i Kushtetueses për tubimet, Vasili: Banda e Ramës ka zbaptuar Parlamentin, kanë frikë nga protestat

Nov 26, 2022 | 14:24
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka akuzuar mazhorancën se po bllokon në Parlament vendimin e Kushtetueses per Tubimet.

vasili

Në një postim në Facebook, ai shkruan se kjo është shenjë e qartë që “banda e Ramës ka zaptuar Parlamentin” dhe se kanë frikë nga protestat.

Sipas tij, ky bllokim prej disa muajsh i vendimit të Kushtetueses është i qëllimshëm.

“Banditet e Edi Rames votojne me vrap hajduterine e Portin e Durresit kurse Vendimin e Gjykates Kushtetuese e bllokojne ne menyre mafioze duke e shnderruar Kuvendin nga Institucion ne paçavure rilindase”, shkruan Vasili.

 Postimi i plotë: 

Banditizmi antikushtetues i Edi Rames, qe bllokon ne Kuvend Vendimin e Kushtetueses per Tubimet!

Bllokimi i Projektligjit te paraqitur nga deputetet e Partise se Lirise Kryemadhi, Vasili dhe Xhixho, per zbatimin e Vendimit te Gjykates Kushtetuese per “Tubimet”  eshte prova e banditizmit te rilindasve, qe kane zaptuar Kuvendin e Shqiperise.

Kuvendi rilindas si kurre here me pare ka guxuar te bllokoje edhe zbatimin e Vendimit te Gjykates Kushtetuese nga frika e tmerrshme prej protestave.

Banda e Edi Rames, qe ka zaptuar parlamentin po sillen si vandale politike, shkaterrimtare te shkallmues te intitucionit te kuvendit.

Kuvendi duhet te kishte ndryshuar qe nje vit me pare Kodin Penal sipas Vendimit te Kushtetueses qe e urdheron kete.

Ne pergjigje te bllokimit te qellimshem nga Kuvendi deputetet e Partise se Lirise paraqiten projektligjin, qe qendron i bllokuar me muaj te tere.

Banditet e Edi Rames votojne me vrap hajduterine e Portin e Durresit kurse Vendimin e Gjykates Kushtetuese e bllokojne ne menyre mafioze duke e shnderruar Kuvendin nga Institucion ne paçavure rilindase.

Kjo eshte fytyra e banditizmit politik te shkallmuesve te Edi Rames ne Kuvend.

Kryetarja e Kuvendit Nikolla eshte njoftuar me leter zyrtare nga une muaj me pare, por bllokimi i qellimshem vazhdon me urdher politik te Edi Rames.

Dhe ka surrat e flet per qeverisje Edi Rama.

P.S. Letra drejtuar Nikolles dhe Projektligji i deputeteve te Partise se Lirise.

petrit vasili petrit vasili1 petrit vasili2 petrit vasili3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura