Blinken: Hamasi, e vetmja gjë që qëndron mes popullit të Gazës dhe armëpushimit

Apr 19, 2024 | 13:25
SHPËRNDAJE

Sekretari amerikan i Shtetit ka akuzuar Hamasin për bllokimin e armëpushimit në Gaza dhe se është më i interesuar për një konflikt rajonal sesa për të ndihmuar popullin palestinez.

lcimg-94c64fde-12da-422c-a1f1-a829319f1c85

Antony Blinken tha në Capri: “E vetmja gjë që qëndron mes popullit të Gazës dhe armëpushimit është Hamasi”.

“Duket më shumë e interesuar për një konflikt rajonal sesa për një armëpushim që do të përmirësonte menjëherë jetën e popullit palestinez”, shtoi ai.

Blinken tha gjithashtu se Hamasi “vazhdon të lëvizë shtyllat”.

“Bota duhet të dijë dhe duhet të kuptojë se e vetmja gjë që qëndron mes armëpushimit dhe popullit të Gazës është Hamasi”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura