Blick: Dikur shqiptarët rriheshin e u fishkëllenin grave, sot janë zviceranë si unë dhe ti!

Jul 9, 2018 | 13:48
SHPËRNDAJE

Fenomeni i festimit me ‘shqiponjë’ nga lojtaret shqiptarët të Zvicrës në Kupën e Botës dhe prania e tyre me peshë në këtë Kombëtare, ka bërë që mediat vendase të kthejnë sytë nga Shqipëria. Prestigjiozja “Blick”, në një artikull të publikuar këtë të diel me titull “Shqiptarët në Zvicër, Zviceranë si ti dhe unë”, flet për integrimin e shqiptarëve në këtë shtet, duke sjellë edhe historitë e disa shqiptarëve që jetojnë në shtetin helvet.

blick

Në artikullin e Blick shkruahet: Për ne Kupa e Botës ka marrë fund. Por jo edhe diskutimi për shqiponjën e bërë në ndeshjen kundër Serbisë. Shqiptarët janë integruar. Kemi vizituar katër prej tyre.

Kupa e Botës për Zvicrën përfundoi të martën e kaluar. Çfarë do të mbajmë mend pas disa viteve janë këto fakte: rënia në raundin e dytë, shqiponja me dy duar, shtetësia e dyfishtë. Djelmoshat me kryqin zviceran në gjoksin e tyre shkaktuan shumë reagime me simbolet e tyre. Tashmë Federata Zvicerane e Futbolli kërkon që futbollistët të mbajnë vetëm pasaportat zvicerane nëse dëshirojnë të luajnë.

Ky debat nuk ka zgjuar vetëm vëmendjen e zviceranëve me mbiemra si Muller, Meier dhe Gerber, por gjithashtu edhe të tillëve me mbiemra Gashi, Beqiri e Berisha. Zviceranë me rrënjë shqiptare. Debati për shqiponjën dhe shtetësinë e dyfishtë na mundëson që ta ndjejmë pulsin e një popullate që dikur përkrahte Ballkanin, parazitizmin social e diskotekat.

Lidhja me vendlindjen është relaksuar

Gjysma e 170 mijë kosovarëve në Zvicër sot kanë pasaportën e kuqe. Mbi shqiponjë është vënë kryqi zviceran. Jo vetëm simbolikisht. Realiteti është se shqiptarët kanë ardhur në Zvicër. Vendlindja e gjeneratave të reja të kosovarëve është ende ajo e vjetra, ka thënë 47-vjeçari, Hamit Zeqiri, i cili punon në Luzern në sektorin publik. “Por lidhja është më e dobët”, thotë ai.

Sipas Zeqirit, të rinjtë kanë gjithnjë e më pak dëshirë që të dërgojnë para në shtëpinë e dytë, BMW-të po zëvendësohen më Volkswagen, dhe ceremonitë martesore në vendin e origjinës po organizohen gjithnjë e më pak. Motoja është: Na pëlqejnë shqiptarët – por më shumë ata që janë këtu. Femrat e meshkujt prej Kosovës nuk flasin gjermanisht, shkollimi i tyre nuk njihet këtu.

“Familjet nuk dëshirojnë ta mbajnë këtë përgjegjësi më”, thotë Zeqiri.

Shqiptarët janë italianët e rinj. Ata konsideroheshin përtacë që nuk hyjnë në punë për asgjë, që u fishkëllejnë femrave nga prapa dhe si komunistë që mbaheshin nuk dëgjonin atë që kishin për të thënë shefat e tyre kur gjenin punë.

Shqiptarët kishin pësuar një krizë imazhi. Kur dhjetëra mijëra shqiptarë shkuan në Zvicër gjatë luftërave ballkanike gjatë viteve ’99, në fillim kishin marrë simpati. U strehuan, morën mobilie, rroba, biçikleta. Me kalimin e viteve zemrat e zviceranëve rrihnin gjithnjë e më pak për refugjatët. Filluan sherret.

“Sepse nuk dinin më mirë”, thotë Hamit Zeqiri. Prindër të traumatizuar, aftësi të dobëta për gjuhë, plus në një kulturë tjetër.

“Ata u ndien të kërcënuar dhe inferiore”, thotë Zeqiri. Me rrahje e BMw të mëdha, ata kthyen situatën në disfavor të tyre. Edhe në fushë të futbollit, rriheshin me të tjerët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura