Blendi Klosi ndjen edhe mbështetjen e Selamit

Apr 19, 2015 | 11:20
SHPËRNDAJE

Blendi Klosi dhe Eduard Selami
Nuk ia ka dalë të jetë ai kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës dhe këtë të enjte, kur vetëm pak orë na ndanin nga shpallja zyrtare e “rivalit” të tij në zgjedhje, Erion Veliajt, Blendi Klosi duket se ka pasur pranë mjaft kolegë të tij. Këtë të enjte, në oborrin e Parlamentit, ai është parë disi i përhumbur dhe i menduar, por i kanë qëndruar pranë mjaft kolegë që i janë afruar për të biseduar. Dhe, krahas të vetëve, nga të cilët veçojmë ministrin Arben Ahmetaj, Blendi Klosi është parë duke biseduar edhe me deputetin demoktat, Eduard Selami. Ky i  fundit nga ana e tij e di mirë se çfarë do të thotë të mos të të zgjedhin.
Blendi Klosi dhe Arben Ahmetaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura