Blendi Fevziu: PD-ja duhet të kërkojë falje për trafikimin e votave

Jun 30, 2016 | 8:07
SHPËRNDAJE

Opinionisti Blendi Fevziu ka shkruar një koment në lidhje me shqetësimin e PD-së, për trafikimin e votave në radhët e saj për votimin e reformës në drejtësi.

FevziuSipas Fevziut, deputetët e PD-së që mund të votojnë pro draftit në Parlament do ta bëjnë këtë jo sepse duan reformën në drejtësi, apo se besojnë në betejat parimore.

Gjithashtu, Fevziu thotë se PD-ja, e cila proklamon destabilitet në rast trafiku votash, e ka përdorur këtë metodë tre herë.

“Kjo opozitë dikur në mazhorancë zgjodhi President të vendit nënkryetarin e saj me 6 vota të trafikuara në 2007; po ashtu më 2013, pas largimit të LSI nga qeverisja, e siguroi për pak kohë mazhorancën po në këtë mënyrë.

Ky fenomen ka qenë stil loje në politikën shqiptare dhe PD ka qenë si përfituese më 1996, 2007 dhe 2013 aq edhe viktimë e saj si psh në 2003. Ndaj nëse PD kërkon që ky fenomen të mos përsëritet, duhet të njohë përgjegjësinë e saj dhe të kërkojë falje”, shkruan Fevziu.

“Emrat e përfolur si të gatshëm ta votojnë janë shumica njerëz që as e njohin reformën në drejtësi dhe as kanë kërkuar kurrë, në mbledhjet e partisë që vetë PD të mbajë një qëndrim të ndryshëm.

Nëse ata shkojnë ta votojnë direkt në sallë, pa e tentuar asnjëherë të vetme ta bindin partinë për të ndryshuar mendim, pa  asnjë betejë paraprake argumentesh, do të thotë se ata janë pjesë e një skenari trafikimi”, vijon ai më tej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura