Binjakët shqiptarë i shpëtojnë drejtësisë italiane falë ADN-së

May 5, 2016 | 17:45
SHPËRNDAJE

Edmond dhe Eduard Trushi, dy binjakët shqiptarë që jetojnë në Itali dhe akuzohen për shumë grabitje, po i bëjnë bisht drejtësisë falë AND-së.gemelli-trushiKarabinierët gjetën një fije floku në një makinë Mercedes Benz, të vjedhur dhe të braktisur në qytezën e Sacile. Kjo u mendua se do të zgjidhte dilemën se cili prej binjakëve ishte grabitësi.

Nga analiza e ADN-së rezultoi se korrespondonte me Eduard Trushin. Por pas analizës së ADN-së edhe për vëllanë e tjetër doli i njëjti rezultat.

Duke qenë se ata janë identikë, binjakët Trushi kanë gjithashtu edhe ADN të njëjtë. Kjo bën që të jetë e pamundur që krimet t’i atribuohen njëri prej tyre.

Në qershorin e vitit të kaluar, njëri prej tyre u arrestua afër Saluzzo-s pas një ndjekjeje të gjatë nga Policia.

Gjithashtu, disa muaj më parë ata ishin kapur po në të njëjtën zonë, por u arratisën pasi dhunuan punonjësit e Policisë.

Binjakët “Lupin” u arratisën falë një makinë me fuqi të madhe si “Ford Mustang”.

U desh që Policia të shkonte pas disa orësh në shtëpinë e tyre për t’i arrestuar njërin nga ata. Kurse tjetri u kap 24 orë më pas në rrugët e Lombardisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura