Bileta 40 lekë, inspektorët zbresin në terren. Shkarkohen 2 faturino

Feb 1, 2016 | 15:21
SHPËRNDAJE

Bashkia e Tiranës ka zbritur në terren inspektorët e saj për të kontrolluar punën e Shoqatës së Transportit në lidhje me zbatimin e kushteve që Bashkia vendosi për ta me hyrjen në fuqi nga sot të rritjes së çmimit të biletës me 10 lekë.

urbane-autobusa-tirane-2-700x467

Bëhet me dije se nga kontrolli i ushtruar janë hequr nga puna dy faturino pasi njëri rezultonte i dehur dhe tjetri shiste biletën 50 lekë.

“Deri në orën 11:00 të paradites së sotme janë vendosur 18 gjoba për ata që kanë shkelur kushtet”,- thuhet në njoftim.

Nënkryetari i bashkisë i bëri dje publike për mediat 10 masat e vendosura të cilat janë:

1 -Respektimi rigoroz të orareve të fillimit dhe mbarimit të shërbimit

2- Respektimi rigoroz i frekuencës së stacionit të autobusëve

3- Respektimi i shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve

4- Gjatë kryerjes së shërbimit do të qëndrojnë në çdo stacion të linjës

5- Të gjitha mjetet do të pajisen me emrin e linjës, ngjyrën, numrin dhe shenjat e tjera të identifikimit.

6- Të gjitha mjetet duhet të jenë të pajisur me kondicionerë funksionalë të cilët do të jenë gjithmonë në punë.

7- Të kenë pastërti si jashtë dhe brenda mjeteve.

8- Të vendosin itenerearin e lëvizjes.

9-  Personeli të pajiset me uniformë.

10- Nuk do tolerohet asnjë keqkomunikim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura