Bes Kallaku ndihet në krizë dhe fillon cigaren

Oct 12, 2015 | 13:05
SHPËRNDAJE

Bes Kallaku 222 10353636_1150607458300871_5081042861777396876_n

Aktori i “Portokallisë”, Besart Kallaku, ka postuar një foto duke tymosur cigare. Këtë foto ai e ka shoqëruar me fjalët “krizë hesapi”, të premten pasdite në profilin e tij në Facebook, ku ka dhe shumë ndjekës. Nuk dihet se për çfarë është në krizë konkretisht Besi, pra nëse e ka fjalën për krizë personale apo për krizë sociale në përgjithësi.

Në fotot e reja bie në sy dhe një shenjë në fytyrë, që lë të kuptohet se i ka shkrepur në një moment pushimi pas realizimit të ndonjë roli. Bes Kallaku është rikthyer me karakteret e humorit këtë sezon të ri televiziv në spektaklin e humorit. Edhe gjatë muajve të verës ai spikati me mënyrën e tij. Edhe pse nuk shfaqej në ekran, Besi ishte i pranishëm në rrjetet sociale me videot, ku vinte në lojë politikanët apo personazhe të njohura të ekranit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura