Berisha thirrje për protesta: Të ngrihemi fuqishëm, fitorja do të jetë e afërt vetëm me firmën e rinisë! Vepra e Azem Hajdarit të shërbejë për frymëzim

Sep 12, 2022 | 20:44
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të rinjve të ngrihen fuqishëm në protesta për të firmosur një fitore ndaj qeverisë në pushtet.

Ai deklaroi se figura e Azem Hajdarit duhet të shërbejë për frymëzim në mënyrë që shqiptarët të vendosin për të ecur në rrugën e lirisë europiane.

“Ne vërtetë kemi humbur disa vite por nuk kemi alternativë tjetër përveçse të ngrihemi fuqishëm dhe kjo fitore që është jetike sot për vendin do mund të jetë e afërt vetëm me firmën e rinisë. Uroj dhe shpresoj që vepra e Azem Hajdarit t’ju frymëzojë ju dhe shqiptarët për të vendosur liritë për të ecur në rrugën europiane.

 Shumë herë ne mendojmë se sa gjenialë ishin ata të rinjtë që pa BE Shqipërinë e donin zonjë në mes të vendeve të Europës. Është kohë që thërret me të gjithë forcën çdo të ri dhe qytetar të rikthejë në Shqipëri vlerat e lirisë dhe të ecim të sigurt drejt një të ardhme për një Shqipëri të zhvilluar”, u shpreh Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura