Berisha: Taksisti dhe vajza që i qanin hallet Veliajt, miq të tij te G99. “Taksisti”: Unë s’kam as makinë

May 4, 2015 | 7:52
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha denoncoi djet fushatën false, që sipas tij, po bën kandidati i maxhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj.

Fotografia e publikuar nga Berisha

Në një postim në facebook, Berisha publikoi një foto që tregon se një taksist që rastësisht u ndalua nga Veliaj gjatë fushatës së tij rrugëve të Tiranës, doli se ishte miku i tij te G99 dhe Mjaft.

Statusi i Berishës

Ministrin e mireqenies personale dhe eksodit, mediat e quajn ndryshe dhe “Mister Fallci” pasi u be i famshem ne Bruksel sepse mashtroi qindra parlamentare dhe zyrtare me email-et e tij ne te cilat ai iu serviri atyre shtantazhin imagjinar te Griseldes si abort te dhunshem, me te cilin qeveria Berisha i grabiti asaj foshnjen me 23 qershor te viti 2013. “Mister Fallci” ne kete fushate u servir qytetareve shqiptare cdo dite nga nje fallsitet te ri.

Fotografia e publikuar nga Berisha

Keshtu dy dite me pare, ne nje takim me FRESH-iste, ai stisi fallsitetin e radhes me nje vajze e cila merr fjalen dhe i kerkon Veliajt te punesohet ne Bashki dhe zemermiri Erion, pasi e pyet nese ajo ishte me 10-ta dhe merr pergjigjen qe priste, e garanton se do ta punesonte. Mirepo mediat kishin gjetur nje foto plot dashamiresi te bere me pare te kesaj te “panjohure” me Veliajn.

Me gjithe denoncimin ne media te ketij fallciteti teatral, ai dje iu paraqiti qytetareve te Tiranes nje fallcitet tjeter te radhes. Perseri e njejta histori. “Mister Fallci” dje si rastesisht ndalon ne rruge nje taksist dhe ai menjehere nisi e po i qane hallin atij. Por sapo u nda prej tij na doli se taksisti i “panjohur” ishte thjesht kallp apo fallsiteti i dites se Erionit. Mediat sociale botuan fotografite te meparshme ne nje klub te “Mr Fallcit” me mikun e tij 99-sh apo Mjaftuc, qe tani jua shiste qytetareve si taksist hallexhi e te “panjohur”. Natyrisht ai ka te drejte te takoje miqte e tij por jo te mashtroje publikun e ti paraqesi takimet me ta si takime gjasme me qytetare te thjesht te panjohur me te cilet ai bisedon per problemet e tyre sepse kjo eshte fushate e bazuar ne trukimin dhe fallcitetin, pasi tjeter ai nuk mund dhe nuk di te bej.

Ne foton e meposhtme “Mr. Fallci” eshte ulur ne defrim me miqte tij kohe me pare ndersa dje paraqet njerin syresh si taksist te “panjohur”, i cili po i qan hallet atij. Kurse me poshte jane fotot e “Mr Fallcit” me studenten e “panjohur”. ne takim dhe para takimit.

Reagimi i ‘taksistit’

2 fjalë për Saliun, meqë ai nuk i shkëputet dot zanatit të përgojimit e shpijes:

Ish-kryeministrin mesa duket po e lënë edhe sytë. Se sa për mendtë…

Postoi një foto montazh ku pretendonte se miku im, Erion Veliaj kishte stisur një skenë ku unë hiqesha si shofer taksie dhe Erioni bënte sikur qante hallet me mua.

Sali, unë nuk punoj taksi. S’kam as makinë. Madje s’kam fare as patentë. Jam student dhe lëviz në këmbë.

Po, unë punoj për fushatën e Erion Veliaj dhe jam krenar për këtë. Siç jam krenar që kam punuar me Partinë Socialiste edhe për zgjedhjet e vitit 2013.

Jam i lumtur për kontributin sado modest që kam dhënë në 2013 kur të larguam ty Sali. Jam shumë i lumtur që po punoj tani për të larguar Lulin. Jo sepse jam socialist, por sepse jam banor i Tiranës dhe e shoh ku e ka katandisur këtë qytet.

Unë kam një gjysh që në fakt është në moshë më të madhe se Saliu. Plot 84 vjeç. Por është pikë nga mendja dhe nga sytë. Jo si Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura