Berisha sfidë të hapur Ramës për Vettingun: Po të jetë burrë mos të marrë shaminë e lotëve, por të vij dhe…

Sep 13, 2018 | 23:47
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar sot në studion e “Opinion” përball gazetarit Blendi Fevziu dhe katër analistëve, është prononcuar për herë të parë në lidhje me Vettingun e politikanëve i propozuar nga PD.

Sipas Berishës vettingun mund ta bëjnë dhe ndërkombëtarët, por tha se mund të bëhet dhe më një ligj që do bëhet publik pas punës që po bën PD.

Berishaaaaa

Pjesë nga intervista

Përse duhet një vetting për politikanët, a ka mundësi që të zbulohen pasuritë dhe a mund të gjenden lidhjet e tyre me krimin?

Unë e konsideroj një rendësi të madhe këtë ligj, pasi 100 herë i kam thënë vetes, duke parë formularët e prokurorëve, gjykatësve dhe policëve, por politikanët? Këta kanë shumë pushtet dhe mund të bëjnë pasuri të paligjshme.

Rama ka thënë që i zbulon SKAP dhe BKH?

Dakord, por Vettingu është më shumë më shumë dhe i zbulon të gjitha. Si nuk mund të ketë vetting për sarajet në Surrel. Vettingu do gjej kullat, do gjej pallatet.

Kush do e bëj vettingun, ju Ramës dhe Rama juve?

Absolutisht po.

Kush do e bëj vettingun?

Do ta përcaktojë ligji.

Pse nuk kërkoni ndihmë ndërkombëtare nga ndërkombëtarët?

Unë nuk e përjashtoj këtë ide.

Pse jo ata që po bëjnë vettingun sot?

Ata ikën, voran vettingu iku.

***

Keni frikë që ky vettingu të “djeg” dhe ish bashkëpunëtorë tuaj?

Absolutisht çdo njeri që ka fshehur dhe ka bërë pasuri me paratë e shtetit le të përballet dhe të marrë atë që meriton.

Për veten?

1000 vetingje po deshët

Rama u ftoi..

Po të jetë burrë mos të marrë shaminë e lotëve dhe të vij të përballet. T’ia bëjmë vettingun njëri tjetrit. E ftoj Edi Ramën ti bëjmë vettingun njëri tjetrin.

Vetting nga të huajt je gati?

Që nesër, që nesër. Pa asnjë lloj hezitimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura